BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Bota

Koronavirusi zbraz burgjet, Gjermania pritet të lirojë me qindra në rajonin më të populluar të vendit

Koronavirusi zbraz burgjet, Gjermania pritet të lirojë me qindra

Rajoni me popullsinë më të madhe në Gjermani, Nordrein-Westfalen, ka planifikuar të lirojë nga burgu rreth një mijë të burgosur, për të liruar dhoma për të shërbyer si hapësira të izolimit në rast të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur ministri rajonal i drejtësisë, Peter Biesenbach. Nga vendimi do të përfitojnë vetëm të burgosurit të cilëve u ka mbetur edhe një kohë e shkurtër e dënimit pa e vuajtur.

Ministri njoftoi se nga ky vendim janë përjashtuar automatikisht personat e dënuar për agresione seksuale, ose ata për krime të dhunshme, shkruan “Reuters”.