BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Kosovë, partitë pajtohen për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Kosovë, partitë pajtohen për kalimin e marrëveshjes së

Partitë politike në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, pohuan dje të kenë arritur pajtimin për të kaluar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk janë pjesë e marrëveshjes. Qeveria e Kosovës njoftoi dje me entuziazëm arritjen e akordit për heqjen e pengesës kryesore të liberalizimit të vizave. “Koalicioni qeverisës ka mënjanuar pengesën e fundit politike, për unitet politik në parlament. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Demakacionit me Malin e Zi përmban marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve (Hashim) Thaçi dhe (Filip) Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”,thuhej në deklaratën e qeverisë. Dy herë gjatë javës që u mbyll partitë politike dështuan të arrijnë pajtimin dhe përplasjet më të mëdha u zhvilluan rreth raportit të Komisionit te ri shtetëror për kufirin, të themeluar në fillim të mandatit të qeverisë së re.

LDK i bashkohet iniciativës

Pajtimi është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pas kundërshtimeve të versionit qeveritar të Demarkacionit, tha dje se mirëpret kompromisin e ri. “Ne vlerësojmë gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo e hap rrugën që sa më parë në Parlamentin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, si qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK fton Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. Pajtimi është mirëpritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi i cili shkroi në rrjetet sociale se ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Përfaqësuesja e posaçme Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova deklaroi: "Ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe që ta mbështesin marrëveshjen, e cila i përket të gjithëve në Kosovë". Mospajtimi i këtyre dy subjekteve lë ende një pikëpyetje të vogël për marrëveshjen që kërkon dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendësh.

1 votë deri të mërkurën

Për të kaluar demarkacioni në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës, përpos votave të PDK, LDK, AAK e NISMA, të cilat arrijnë në 79, nga 80 të kërkuara për dy të tretat, duhet edhe një votë deputetëve serbë ose të Vetëvendosjes. Lista Srpska dhe Vetëvendosje mbeten kundër marrëveshjes. Mediat thonë se liderët po lobojnë për një votë të Lista Srpska, ashtu si dhe te Vetvendosje. VV ka 32 deputetë ndërsa Lista Srpska 9. Nëse Lista Srpska nuk e jep votën, kosovarët do të vazhdojnë izolimin. Pro izolimit vazhdon të jetë edhe VV bashkë me krahun e Molliqajt që tashmë janë larguar nga partia. Data e votimit përkon me ditën kur në Prishtinë pritet të qëndrojë për një vizitë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili nga 25 shkurti deri më 1 mars do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Në Prishtinë ai do të jetë i shoqëruar edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë shprehur se janë unik për votimin pro të kësaj marrëveshjeje. PDK ka 23 ulëse në Kuvend, të cilët kanë thënë se të gjithë janë njëzëri për ta çuar tutje çështjen e Demarkacionit. Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK ia kishte konfirmuar ambasadorit amerikan se të gjithë deputetët e kësaj partie janë pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi./Andi LAMKO