BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Krahu i djathtë i kryeministrit britanik nën syrin e ciklonit, i del në mbrojtje Boris Johnson

Krahu i djathtë i kryeministrit britanik nën syrin e ciklonit, i del

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me kritika pasi raportet në media zbuluan se këshilltari i tij kryesor, Dominic Cummings, theu rregullat e bllokimit. Ai konsiderohet një anëtar kryesor i fushatës pro-Brexit të vitit 2016 dhe njeriu përgjegjës për të ndihmuar Johnson të bëhet kryeministër vitin e kaluar.

Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, përmes një deklarate, i doli në mbrojtje krahut të djathtë të shefit të qeverisë, që në fund të marsit kishte dalë nga Londra, pavarësisht se kishte simptoma të Covid-19 dhe ndodhej në izolim.

“Veproi sipas udhëzimeve të koronavirusit të vendosura nga qeveria për të frenuar pandeminë”, thuhet në deklaratë.

“Z. Cummings thekson se ka vepruar në mënyrë të ligjshme dhe me përgjegjësi", shton “Downing Street”, duke mohuar që ai ose familja e tij kanë folur ndonjëherë në polici për këtë siç është raportuar.

“Daily Mirror” dhe “The Guardian” raportuan se Cummings la shtëpinë e tij në Londër dhe udhëtoi te prindërit e tij në Durham, rreth 400 kilometra në verilindje të vendit me simptoma të koronavirusit.

Policia në Durham konfirmoi se më 31 mars ata ishin njoftuar për dikë që kishte udhëtuar në qytet nga Londra dhe bëri një kontroll rutinë. "Oficerët bënë kontakte me pronarët e asaj adrese, të cilët konfirmuan që individi në fjalë ishte i pranishëm dhe po izolohej në një pjesë të shtëpisë", shkroi policia në një deklaratë.

Më të lexuarat