BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Bota

Kremlini shton sulmet: Kishim të drejtë që ndërpremë lidhjet me NATO, është krijuar dhe konceptuar vetëm për konfrontim

Kremlini shton sulmet: Kishim të drejtë që ndërpremë

Moska zyrtare ka deklaruar ditën e djeshme se vendimi i marrë nga mbledhja e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s për të miratuar një strategji të re në lidhje me Rusinë, ka konfirmuar se vendimi i Kremlinit për të shkëputur lidhjet me bllokun ishte i drejtë. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg bëri me dije ditën e enjte se ministrat miratuan një plan të ri gjithëpërfshirës për të mbrojtur aleancën në krizë dhe konflikt, për t'u siguruar që NATO të vazhdojë të ketë forcat e duhura në vendin e duhur në kohën e duhur. "Ne po zbatojmë një paketë të balancuar të masave politike dhe ushtarake për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi. Kjo përfshin përmirësime të rëndësishme në mbrojtjen tonë ajrore dhe raketore, forcimin e aftësive tona konvencionale me avionë të gjeneratës së pestë, përshtatjen e stërvitjeve dhe inteligjencës sonë dhe përmirësimin e gatishmërisë dhe efektivitetit të parandalimit tonë bërthamor", tha Stoltenberg. Strategjia e re, e cila është konfidenciale, shkon përtej planeve ekzistuese rajonale të mbrojtjes dhe ka për synim që të bëhen përgatitje për ndonjë sulm në rajonet e Detit Baltik dhe Detit të Zi, përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, sulmin nga hapësira ose hakimin e kompjuterëve. Masterplani ka synim mbrojtjen kundër çdo sulmi të mundshëm rus në fronte të shumta, duke riafirmuar qëllimin kryesor të aleancës për të frenuar Moskën, pavarësisht një fokusi në rritje në Kinë.

Reagimi i Kremlinit

Konfirmimi i vendimit të Kremlinit për shkëputje të lidhjeve me aleancën ushtarake, i referohet mbylljes së misionit diplomatik të Rusisë në NATO, vendim i cili ishte reagim ndaj anulimit të akreditimit të tetë qytetarëve rusë të akuzuar për spiunazh. "Nuk ka nevojë për dialog në këto kushte dhe (miratimi) i një koncepti të tillë nga NATO e konfirmon atë edhe një herë. Rusia nuk ka pasur kurrë asnjë iluzion për NATO-n. Ne e dimë natyrën e kësaj aleance... Kjo aleancë nuk është krijuar për paqe, është konceptuar, projektuar dhe krijuar për konfrontim", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp pas bërjes publike të vendimit të NATO në lidhje me miratimin e masterlanit. Ndërkohë, pas përplasjeve mes NATO dhe Rusisë, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Lloyd Austin ka njoftuar ditën e djeshme se administrata e Presidentin Joe Biden dëshiron të ketë marrëdhënie të parashikueshme dhe të qëndrueshme me Rusinë, duke nënkuptuar që SHBA nuk dëshiron surpriza nga shteti rus. Austin tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet për të krijuar një mbrojtje më të fortë dhe më të aftë evropiane. Austin tha se i mirëpret çdo përpjekje në këtë drejtim duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “do të donin të shihte nisma që janë plotësuese të aksioneve që ndërmerr NATO”. Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të vazhduar procesin e evakuimit nga Afganistani ndërsa vendi ndodhet nën kontrollin e talebanëve. “Ne kemi përgjegjësi morale për të punuar sa më shumë dhe për aq kohë sa të mundemi për t’i ndihmuar ata njerëz”, tha ai.