BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Kreu i OBSH sërish nën akuzë / Ja deklarata e papritur që vjen nga Etiopia

Kreu i OBSH sërish nën akuzë / Ja deklarata e papritur që

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka qenë shpesh herë nën akuzë muajt e fundit për mënyrën se si organizata që ai drejton po menaxhon pandeminë e koronavirusit. Por ditët e fundit një tjetër akuzë është shtuar ndaj tij, kësaj radhe nga Etiopia.

Ushtria e Etiopisë ka akuzuar drejtpërdrejt shefin e OBSH, Ghebreyesus se po mbështet forcat disidente në rajonin e përfshira nga lufta të Tigray.

Shefi i ushtrisë Berhanu Jula deklaron se Ghebreyesus është duke siguruar mbështetje politike dhe ushtarake për Frontin e Popullit për Lirimin e Tigray i cili është përfshirë në luftime ditët e fundit me qeverinë etiopiane.

“Ai po punon me vendet fqinje që të dënojnë luftën. Ai ka punuar që ata të marrin armë”, u shpreh gjenerali në një deklaratë për shtyp duke shtuar se Tedros nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të ndihmuar TPLF.

Tedros ka shërbyer si ish ministër i Shëndetësisë dhe është figura më e lartë tigrayane jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së Tigrayan deri sa drejtimi i saj mori fund pas 30 vitesh kur pushtetin e mori kryeministri Abiy Ahmed.

Më të lexuarat