BREAKING NEWS

Bilanc i frikshëm, koronavirusi u ka marrë jetën mbi 42 mijë personave. Si është ‘pushtuar’ bota, cili shtet ka shifrën rekord të të infektuarve

Bilanc i frikshëm, koronavirusi u ka marrë jetën mbi 42 mijë
x

Bota

Krimi i parë i kryer në hapësirë, NASA nis hetimet: Kush qëndron pas ngjarjes?

Krimi i parë i kryer në hapësirë, NASA nis hetimet: Kush

NASA heton krimin e parë në hapësirë, raporton BBC. Konkretisht, astronautja amerikane Anne McClain dyshohet se hakoi llogarinë bankare të ish-partnerit të saj, Summer Ëorden nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Worden paraqiti një ankesë pranë institucionit përgjegjës dhe McClain u kthye në Tokë.

Astronautja i tha New York Times përmes një avokati se ajo thjesht po kontrollonte për të parë nëse gjithçka ishte në rregull me buxhetin e shtëpisë së saj, ose më saktë, nëse kishte para të mjaftueshme në llogari për faturat dhe kujdesin për djalin e tyre, të cilën ata e grumbulluan së bashku kur ishin bashkë. Konkretisht, McClain pranon që ajo ndërhyri në llogari, por nuk kishte qëllim të keq.

McClain dhe Worden, i cili është oficer në Forcën Ajrore të SHBA, u martuan në vitin 2014, ndërsa në vitin 2018, Worden paraqiti kërkesë për divorc.

McClain u diplomua në Akademinë prestigjioze ushtarake West Point dhe ishte një pilote ushtarak në Irak. Si një astronaute, ajo kaloi gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Kuadri ligjor, i cili është rregulluar nga shtetet zotëruese të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, thotë se ligji i një shteti të veçantë vlen për individët dhe pronat e tyre në hapësirë. Për shembull, nëse një qytetar kanadez kryen një krim në hapësirë, ai i nënshtrohet ligjit kanadez.