BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Bota

Kriza e energjisë, Gjermania merr masa ekstreme për të kursyer

Kriza e energjisë, Gjermania merr masa ekstreme për të kursyer

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck ka njoftuar se do të ketë rregullore të reja që do të lidhen me kursimin e energjisë për shkak të frikës nga mungesat dhe janë pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë.

Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen, tha Habeck për gazetën “SZ”. “Nevojitet edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai, pa dhënë detaje. Ai tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.

Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje private.

Ministria e Ekonomisë tani planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin dhe efikasitetin e energjisë në bashkëpunim dhe koordinim me ministritë e tjera. Për këto masa është parashikuar një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.