BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Kriza energjitike/ BE merr vendimin drastik në lidhje me gazin

Kriza energjitike/ BE merr vendimin drastik në lidhje me gazin

Bashkimi Evropian u bën thirrje vendeve anëtare të reduktojnë përdorimin e gazit natyror me 15 për qind, sipas planit të ri që hyri në fuqi më 9 gusht, dhe synon të përgatisë bllokun për ndalimin e mundshëm të furnizimeve me gaz natyror rus.

Plani, i miratuar dy javë më parë dhe i publikuar si rregullore e Këshillit Evropian më 8 gusht, do të zbatohet për një vit.

Teksti i rregullores citon urgjencën “marrë parasysh rrezikun e afërt për sigurinë e furnizimit me gaz të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës”.

Sipas planit, vendet e BE-së pritet të bëjnë çmos për të reduktuar vullnetarisht konsumin e tyre të gazit natyror me 15 për qind midis 1 gushtit dhe 31 marsit, krahasuar me konsumin mesatar gjatë së njëjtës periudhë të pesë viteve të fundit.

Sipas Komisionit Evropian, 45 miliardë metra kub gaz duhet të kursehen për të arritur objektivin gjatë shtatë muajve të ardhshëm dhe vetëm Gjermania do të duhet të konsumojë rreth 10 miliardë metra kub më pak.

Gjermania përbën rreth 40 për qind të gazit natyror rus të importuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja për zvogëlim vullnetar të përdorimit të gazit mund të bëhet e detyrueshme në rast të ndonjë emergjence.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Evropa ndaloi importet ruse të qymyrit duke filluar nga 1 gushti dhe shumica e importeve të naftës do të përfundojnë deri më 31 dhjetor./REL