BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Bota

Kryeministri britanik Boris Johnson në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Kryeministri britanik Boris Johnson në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Kryeministri britanik Boris Johnson nka humbur nënën. Charlotte Johnson Wahl, ka ndërruar jetë në moshën 79 -vjeçare. Një njoftim i botuar në gazetën Times tha se ajo vdiq “papritur dhe paqësisht” në Spitalin St Mary’s në perëndim të Londrës.

Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, e cila ishte piktore, si “autoriteti suprem” në familje. Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e Laburistëve Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson, përcjell abcnews.al.

Sir Keir shkroi në Twitter: “Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij.”

Kryetarja e partisë konservatore, Amanda Milling, tha se ajo “po mendonte për Boris Johnson dhe familjen e tij këtë mbrëmje”, duke shtuar, “Mendimet dhe lutjet tona janë me ju.”

Johnson Wahl, babai i së cilës ishte president i Komisionit Europian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970, u martua me Stanley Johnson në vitin 1963 para se të përfundonte diplomën në Universitetin e Oksfordit si gruaja e parë e martuar në kolegjin e saj.

Çifti kishte katër fëmijë,Boris, gazetarja Rachel, ish ministri Jo dhe ambientalisti Leo. Ata u divorcuan në vitin 1979.

Si artiste, Johnson Wahl bëri emrin e saj si piktore portreti, me aktoren Joanna Lumley dhe autoren Jilly Cooper në mesin e subjekteve të saj.

Në 1988, ajo u martua me profesorin amerikan Nicholas Wahl dhe u transferua në Nju Jork, ku filloi të pikturojë peizazhe të qytetit. Ajo u kthye në Londër në 1996 pas vdekjes së tij.

Në moshën 40 vjeçare, ajo u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdoi të pikturonte, duke e vendosur veten me një kornizë në këmbë ndërsa punonte.