
Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Kthesa e madhe, Sejamini "zbërthen" qëndrimin e SHBA-së ndaj ndaj MEK-ut: Ja çfarë po ndodh

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Një deklaratë e papritur e një zëdhënësi të DASH, sugjeron se SHBA-të nuk e shohin organizatën MEK, që strehohet në Shqipëri, si një opozitë demokratike dhe me potencial, që të përfaqësojë popullin iranian.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka shpjeguar se çfarë kuptimi mund të ketë kjo deklaratë e papritur e cila duket si një ndryshim kursi i SHBA-ve ndaj kësaj organizate, të cilën deri në vitin 2012 e konsideronte si terroriste.
"Pas kësaj deklarate ka pasur deklarime nga ish figura të larta të diplomacisë amerikane që e kritikojnë këtë qëndrim. Ata kane hedhur dyshime se mund të ketë ndryshime të administratës së Biden ndaj MEK.
SHBA deri në 2012 e quante organizatë terroriste. Është akoma e përcaktuar si e tillë nga disa vende evropiane dhe nga Britania e Madhe. Disa nga sulmet e tyre terroriste kanë vrarë edhe qytetarë amerikanë. Kur ndryshuan konjkturat u hoq përcaktimi si organizatë terroriste nga SHBA. Interesi i SHBA ka qenë për këtë organizatë, sepse ka patur një moment që opsioni kryesor ishte ndryshimi i regjimit në Iran.
Ka patur qëndrim nga politikanë amerikanë që ka qenë nuk tentojnë ndryshimin e regjimit, por mbështetje që të ketë lëvizje të brendshme. Në SHBA, ata që menduan se duhet ndryshuar regjimi, donin të gjenin një organizatë. MEK u pa si një mundësi për këtë.
Gjatë të gjithë kohës për këtë organizatë ka patur dyshime të mëdha. Pra, kjo nuk është organizatë e kulluar. Ka qenë terroriste, ka organizim ushtarak.
Sot ka dyshime serioze, a mund të shërbejnë ata si opozitë demokratike?
Kur ne i morëm, i morëm për arsye humanitare.
Zëdhënësi përmendi që kjo ka qenë organizatë terroriste deri në vitin 2012. Përmendja është e qëllimshme për ti lidhur ata me terrorizmin. Pra, ose po i japin mesazh Iranit, ose po jepet mesazh MEK-ut, që e kanë tepruar", deklaroi ndër të tjera Sejamini.
Më të lexuarat


Krimi makabër në Gramsh/ Ky është momenti i arrestimet të autorit që ekzekutoi bashkëshorten dhe vëllain e tij

Aksident në Vlorë, makina merr para biçikletën, zbardhen detajet e rënda

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Ngjarja që tronditi vendin/ Sot i mori jetën, por dikur vëllezërit Sinani ishin pjesë e skenës popullore shqiptare (FOTO)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Aksident i rëndë, makina bie në kanal

Goditet banda e trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë, dalin detajet

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Shpërndante drogë për të paguar borxhin ndaj bandës që e trafikoi, e pëson keq i riu shqiptar në Britani (EMRI)
