Bota

Ku shkoi dimri? Letargjikët janë zgjuar më shpejt, pranvera pritet të vijë para kohe

Ku shkoi dimri? Letargjikët janë zgjuar më shpejt, pranvera

Zakonisht kafshët që kalojnë dimrin në letargji nxjerrin turirin e tyre jashtë nga fundi i marsit, kur fillon pranvera dhe temperaturat bëhen më të ngrohta. Por, klima e çmendur e këtij fillimi 2020 ka ndryshuar edhe këtë lloj zakoni.

Kjo dëshmohet nga thirrja e hershme e zgjimit të marmotave që banojnë në parkun zoologjik në Shën Pjetërburg të Rusisë. Temperaturat e ngrohta të këtij dimri i kanë bërë ata të zgjohen dhe të dalin jashtë rreth një muaj para kohe.

"Asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë",-komentuan administratorët e kopshtit zoologjik në postimin në “Instagram”. Një anomali që duhet të llogaritet ndër pasojat e ngrohjes së klimës, e cila nuk kursen faunën dhe florën, madje edhe në vende të tilla si Rusia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

– . «» . , , , . , . , , . !

A post shared by (@spbzoopark) on