BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Bota

Kujtuan se kishte humbur jetën dhe e futën në frigorifer, ndodh e pabesueshmja me gruan pas 20 orësh

Kujtuan se kishte humbur jetën dhe e futën në frigorifer, ndodh e

Familjarët e një 74-vjeçareje në Indi kujtuan se e moshuara kishte ndërruar jetë dhe e futën trupin e saj në një frigorifer.

Balasubramanian Kumar ishte në gjendje të rënduar shëndetësore sa që nuk mund të ngrihej nga shtrati.

Kur të afërmit e saj panë që ajo nuk po lëvizte, kujtuan se kishte ndërruar jetë.

Por kur një punonjës i ndërmarrjes së ngrirjes erdhi ta merrte të nesërmen, ai vuri re se trupi i gruas po jepte shenja jete.

Ai telefonoi anëtarët e familjes dhe kur kontrolluan ata e kuptuan se Kumar ishte ende duke marrë frymë.

Edhe pse kaloi 20 orë në frigorifer, ajo u nxor prej aty dhe është akoma gjallë.