BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Bota

“Kurba po stabilizohet”, autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve të vijojnë të respektojnë rregullat, për kryeministrin është krizë e paprecedentë

“Kurba po stabilizohet”, autoritetet u bëjnë thirrje

“Përhapja e emergjencës koronavirus që ka përfshirë Italinë dhe BE-në është një krizë e paprecedentë që po na vë përpara një prove të fortë”, -deklaroi kryeministri Giuseppe Conte, ndërsa informonte Dhomën e Deputetëve për situatën.

Italia është në një gjendje të vështirë, pasi viktimat dhe të infektuarit vijojnë të jenë në shifra të larta.

“Jemi në një fazë në dukje të stabilizuar dhe besojmë se numri i personave të infektuar është koherent me trendin e përhapjes në të gjithë vendin. Kjo na bën të mendojnë se nëse duam që ta shikojmë kurbën të stabilizuar dhe më pas të bjerë, duhet të zbatojmë me rigorozitet masat e ndërmarra dhe distancimin social”.

Kjo ishte përgjigjja e zv/drejtorit të Emergjencave Civile, Agostino Miozzo, ndaj pyetjes për të nxjerrë një bilanc për dy javët nga marrja e masave në të gjithë Italinë.

“Është një moment delikat, nuk duhet të humbim vigjilencën, në të kundërt kurba do të ngrihet”, -tha Miozzo.