BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Rajoni

Kurti 8 orë negociata e përleshje me spanjollin Borrell dhe antishqiptarin Vuçiç, mediat shqiptare dhe politika filo-serbe në Tiranë nis sulmet ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj

Kurti 8 orë negociata e përleshje me spanjollin Borrell dhe

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar ditën e djeshme 8 orë negociata e përleshje me spanjollin Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për politike të Jashtme dhe me antishqiptarin Aleksandër Vuçiç lidhur me tensionet në Veri. Në fund nuk arrit asnjë marrëveshje. Borrell kapi kulmin pasi vijoi duke kritikuar dhe akuzuar ashpër Kurtin dhe tha se nuk tregoi respekt për dialogun dhe për obligimet legjitime ndërkombëtare. Zyrtari i BE-së porositi qeverinë e Kosovës që të mos vazhdojë me fazën e dytë të planit për ndërrimin e targave, pra me vendosjen e gjobave. Në reagimin e tij, pas mbledhjes në Bruksel, Kurti tha se bisedimet duhet ta kenë në qendër njohjen e ndërsjellë, të cilën Serbia nuk e do dhe Borrell në një farë mënyre me sulmet ndaj Kurtit ra dakord me këtë fakt. Nga ana tjetër, mediat shqiptare dhe politika filo-serbe në Tiranë ka nisur sulmet ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si personazh që po vë egon e tij politike përpara popullit kosovar.

Vuçiç nuk e kurseu dhe një lojë shahu në Bruksel, kur priste raundin e fundit të takimit mes Kurtit dhe Borrell. “Na presin netë pa gjumë dhe ditë të vështira përpara”, nënvizoi presidenti serb në një konferencë pas përmbylljes së negociatave maratonë.

Ja çfarë tha Borrell

"Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot", tha Borrell, duke shtuar se një gjë e tillë lë "vakum shumë të rrezikshëm sigurie". "Po, ne kemi mision, EULEX-in, edhe KFOR-in po ashtu. Por, ata nuk mund të marrin sipër rolin e Policisë së Kosovës", tha ai. "Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", tha Borrell për gazetarët. Edhe pse nuk ka marrëveshje, ai tha se kërkon nga Kosova që menjëherë "t'i pezullojë fazat e mëtejshme" të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia "të pezullojë lëshimin e targave" të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme. "Unë u kërkoj të dyja palëve t'i zbatojnë këto dy kërkesa. Kjo do të ofrojë hapësirë dhe kohë për to që të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e targave", tha Borrell.

Vuçiç paralajmëron luftë

Vuçiç mbajti një konferencë pas kthimit nga Brukseli. Sipas mediave vendase, Vuçiç rikonfirmoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve dhe sipas tij arsyet janë ende të paqarta për të. Vuçiç paralajmëroi se situata mes dy vendeve mund të tensionohet sa mund të shkojë deri në konflikt. "Kemi marrë informacionet më të fundit pak më parë. Situata është e vështirë, në prag të konfliktit, fjalë për fjalë, dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për ne dhe ata duhet ta kuptojnë këtë." thotë Vuçiç.

Reagon Kurti

Gjithashtu, Albin Kurti është shprehur se është gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë në Bruksel për të biseduar, por se bisedimet duhet ta kenë në qendër njohjen e ndërsjellë. “Unë jam i gatshëm të vijë këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë, marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshme edhe si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën, nuk mund të jemi të papërgjegjshëm të mos i trajtojmë çështjet aktuale, por nuk mund të shndërrohemi në lider shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave e nuk diskutojmë për normalizim të marrëdhënieve. Andaj jemi në këtë situatë në të cilën ndahemi tani”, tha Kurti.

Reagon NATO

Jens Stoltenberg, sekretar i NATO, ka reaguar dje pasi nuk u arrit marrëveshja në Bruksel për targat në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “përshkallëzimi duhet të shmanget”. Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shumë i zhgënyer që nuk është arritur zgjidhje. “Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO, KFOR mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter.

Më të lexuarat