BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Bota

Kush është trafikanti që aksidentalisht u bë palë e FBI-së në përhapjen e aplikacionit infiltrues

Kush është trafikanti që aksidentalisht u bë palë e

Gjatë një operacioni infiltrimi në dhjetëra vende të botës në të cilin bandat josheshin të përdornin një aplikacion “të sigurtë” të komunikimeve të inkriptuara, por në fakt të menaxhuara nga FBI amerikane, qindra kriminelë të dyshuar kanë rë në prangat e policisë

Policia australiane tha se “udhërrëfyesi” kryesor që ka ndihmuar FBI në përhapjen e aplikacionit “të sigurtë” të mesazheve ishte një kriminel i kërkuar turko-australian, i quajtur Hakan Ayik.

Trafikanti i njohur i drogave Ayik kishte marrë akses ndaj aplikacionit nga dy agjentë të infiltruar dhe më pas kishte rekomanduar aplikacionin te grupe të tjera kriminale.

“Ai u identifikua si më i përshtatshmi prej reputacionit që kishte në botën e nëndheshme të krimit”, tha një hetues për rrjetin vendas ‘Australian Telegraph’. “Ai ishte objektivi ynë i identifikuar si i besueshëm për të shpërndarë platformën”.

I kërkuari kishte jetuar ilegalisht në Turqi prej vitesh dhe tashmë policia  i ka kërkuar të vihet në kontakt për vetë sigurinë e tij.

“Duke parë kërcënimet me të cilat përballet, atij i leverdis të dorëzohet me ne,” tha kreu i policisë së Australisë, Reece Kershaë.

I njohur gjithashtu si Joseph Hakan Ayik, 42-vjeçari australian ka lindur nga prindër turq dhe është rritur në Sydney.

I njohur nga mediat australiane si “Gangsteri i Facebook “, Ayik njihet në media për stilin ekstravagant të jetesës dhe lidhjet me bandat dhe rrjetet e drogës.

Ai ishte identifikuar si i dyshuari kryesor në një operacion të trafikimit të heroinës dhe është arrestuar për pak kohë në Qipro në 2010, por u zhduk pas dhënies së lirisë me kusht, dhe prej atëherë mbetet nga më të kërkuarit ne Australi.

Zyrtarët thanë se padashje Ayik luajti një rol thelbësor në operacionin e tyre, teksa pasi iu dha një set me aplikacionin ANOM nga agjentët e infiltruar, ai ia rekomandoi këtë grupeve të tjera kriminale.

Ndërkohë autoritetet kishin hedhur në tregun e zi rreth 12,000 aparate celulare me aplikacionin të instaluar paraprakisht, në të cilat oficerët informoheshin mbi miliona mesazhe ku kriminelë përshkruanin plane vrasjeje, importe drogash apo skema të tjera krimi.

Kush është trafikanti që aksidentalisht u bë palë e