BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Bota

Ky është shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin, masa të rrepta për shkelësit e rregullave

Ky është shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin, masa

Irani ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit duke i konsideruar ato si një pushtim kulturor dhe duke paralajmëruar se dyqanet që do të shesin sende që lidhen me festën rrezikojnë të mbyllen nga një deri në gjashtë muaj.

Sipas prokurorisë së qytetit Kom, ata që shesin ose reklamojnë simbolet antikulturore të Ditës së Shën Valentinit, të cilat janë kundër kulturës islamike iraniane, do të kenë pasoja të rënda.

Edhe pse festimet për Ditën e Shën Valentinit konsiderohen si një krim nga autoritetet iraniane, kjo ditë është bërë gjithsesi popullore ndër iranianët në dy dekadat e fundit.

Është zakon që për këtë ditë të blihen balona dhe dhurata në formë zemre, lodra si dhe çokollata për të dashurit.