BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Ky është shteti që fiton betejën me virusin e rrezikshëm, njofton heqjen e të gjitha kufizimeve COVID-19

Ky është shteti që fiton betejën me virusin e

Një lajm fantastik vjen nga Pakistani, ku bëjnë me dije se kanë hequr të gjitha kufizimet e masave anti-covid.Kufizimet në orët e hapjes për qendrat tregtare, marketet dhe parqet e lojërave janë hequr me efekt të menjëhershëm, ndërsa nga 15 marsi do të lejohen ceremonitë e darkave dhe dasmave në ambiente të mbyllura.

Pakistani me këtë vendim të fundit që ka marrë ka lejuar të gjitha aktivitetet tregtare në mbarë vendin të funksionojnë normalisht dhe duke hapur vendet publike, pavarësisht se vendi akoma po raporton mbi 1 mijë raste të virusit për çdo ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komandës Kombëtare dhe Qendrës së Operacioneve, e cila monitoron strategjinë kundër virusit, kufizimet në orët e hapjes për qendrat tregtare, marketet dhe parqet e lojërave janë hequr me efekt të menjëhershëm, ndërsa nga 15 marsi do të lejohen ceremonitë e darkave dhe dasmave në ambiente të mbyllura.

Kinematë dhe faltoret nga 15 marsi po ashtu do të rihapen me “masa të rrepta të sigurisë”.

Kushti që 50 për qind e punonjësve të punojnë nga shtëpia po ashtu është hequr.

“Mbajtja e maskave, distanca sociale dhe bllokimet e zgjuara do të vazhdojnë”, tha njoftimi.

Vendimet, thuhet në njoftim, mund të rishikohen sa herë që të gjykohet e nevojshme.

Zgjedhjet e organeve lokale të pritura prej kohësh mund të planifikohen nga Komisioni Zgjedhor për në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Pjesëmarrja e spektatorëve në ndeshjet e kriketit të Super Ligës së Pakistanit është dyfishuar nga 205 në 505, ndërsa në javën e dytë të muajit mars do të lejohet pjesëmarrja e plotë vetëm në ndeshjet “play-off” me “masa paraprake të rrepta të sigurisë”.

Pakistani me mbi 200 milionë banorë javëve të fundit ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Megjithatë, ende po raporton mbi 1 mijë raste në ditë, si dhe dhjetëra vdekje.

Me 1.196 raste të reja të regjistruara së fundmi, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 574.580, përfshirë gjithsej 12.708 vdekje.

Islamabadi tashmë ka filluar një fushatë shumë të pritur të vaksinimit. Në fazën e parë po vaksinohen punonjësit shëndetësor të vijës së parë dhe të moshuarit mbi 65-vjeç.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se po siguron 17 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca përmes instrumentit COVAX të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Rregullatori i ilaçeve i Pakistanit deri më tani ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës Sinopharm dhe CanSino të Kinës, atë të Oxford-AstraZeneca dhe atë ruse Sputnik.