
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale


Kopshti Zoologjik Kombëtar “Smithsonian” po organizon aktivitete festive për t’i dhënë lamtumirën arushëve panda.
Gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në Uashington, pandat kanë sjellë gëzim për miliona vizitorë dhe breza të tërë admiruesish. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liliya Anisimova, pandat po përgatiten për të shkuar në Kinë.
Pandat gjigande janë admiruar për mbi gjysmë shekulli nga vizitorët në Kopshtin Zoologjik Kombëtar “Smithsonian” dhe Institutin për Konservimin Biologjik. Në vitin 2011…punonjësit e kopshtit zoologjik të Uashingtonit instaluan kamera në mjediset e pandave, të cilat që nga ajo kohë kanë tërhequr mbi 100 milionë shikime. Por megjithë popullaritetin e pandave, kohës së tyre në Uashington po i vjen fundi, pasi po përfundon afati i marrëveshjes me Shoqatën Kineze të Konservimit të Jetës së Egër.“Të shpresojmë që ky nuk është fundi i programit të pandave… Kur punojmë me kafshët nuk është vetëm për individët – punojmë për të shpëtuar një specie dhe popullsi të tërë. Pra, ndërsa është një moment i hidhur, që po i humbasim këta individë, që i njohim shumë mirë, është një fitore për të gjithë popullsinë, për të gjitha pandat gjigande”, thotë Michael Brown-Palsgrove, përgjegjës për pandat.
Vizitorët kanë mundësinë t’u japin lamtumirën pandave Tian Tian, Mei Xiang, dhe arushit të tyre 3-vjeçar, Xiao Qi Ji, lindja e të cilit gjatë pandemisë u ndoq nga mbi 600 mijë njerëz nëpërmjet internetit.
Pandat prindër erdhën në kopshtin zoologjik në vitin 2000 dhe lindën gjatë viteve tre arushë të tjerë, përpara arushit Xiao Qi Ji.
“Sipas marrëveshjes, kur arushët arrijnë në moshën 4-vjeçare, shkojnë në Kinë dhe marrin pjesë në programet e tyre të shumimit. Pra dy meshkuj dhe një femër gjenden tashmë në Kinë dhe janë integruar në programin e shumimit dhe kanë lindur pasardhësit e tyre për ta vazhduar me sukses këtë përpjekje konservuese”, thotë zoti Brown-Palsgrove.
Sot, gati 1900 panda jetojnë në natyrë dhe rreth 600 të tjera në kopshtet zoologjike në mbarë botën. Falë punës së madhe të shkencëtarëve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, popullsia e pandave gjigande është rritur dhe kjo specie nuk konsiderohet më e rrezikuar.
“Kanë diçka që të tërheq. Mënyra se si rrotullohen, mënyra se si ngjiten në pemë, mënyra se si të shikojnë – të bëjnë të duash të bëhesh pjesë e botës së tyre. Njerëzit vijnë dhe kënaqen që i shohin, por edhe mësojnë më shumë për konservimin dhe se sa punë duhet për të shpëtuar kafshët nga zhdukja”, thotë Bob Lee, drejtues për kujdesin ndaj kafshëve.
Për herë të parë pas 50 vitesh, kopshti zoologjik i Uashingtonit nuk do të ketë më panda. Punonjësit thonë se do t’i mirëmbajnë mjediset e tyre, me shpresën se një ditë do të mirëpresin arushë të rinj panda nga Kina./ voa
Më të lexuarat


“A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?”, analiza e DW: Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele dhe…

Erdogan shpërthen ashpër ndaj kryeministrit izraelit: Netanyahu ‘kasapi i Gazës’

Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina zyrtare paralajmëron Britaninë: Ditë të zeza do të vijnë për raportet tona

Akuzohet se ka përhapur informacione të rreme, e pëson keq fituesja e Eurovisionit nga Ukraina

Zyrtari izraelit ndez “llampën e shpresës”: Po shqyrtojmë nëse ka një mundësi për të zgjatur armëpushimin në Gaza

Agresioni rus, BE mban premtimin dhe 'hap thesin' ndaj Ukrainës, ja për çfarë bëhet fjalë

Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve
