BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Bota

Ky shtet rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do befasoheni kur të mësoni arsyen

Ky shtet rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do

Polonia ndodhet në mes të një krize qeveritare dhe e gjitha për faj të maceve…dhe ligjit që ndalon mbarështimin e kafshëve me gëzof.

Konflikt i vogël mund të ketë pasoja më të mëdha siç është fundi i një koalicioni qeverisës.

Tensionet midis nacionalistëve në pushtet "Ligji dhe Drejtësia" (Pis) dhe partneri i tyre ultra-konservator "Solidariteti i Polonisë" janë shtuar kur këta të fundit morën anën kundër normës së mbrojtjes së kafshëve. (Parlamenti polak miratoi ligjin e ri brenda natës).

356 deputetë votuan në favor të ligjit, i kërkuar personalisht nga Jaroslaë Kaczynski, udhëheqësi i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (Pis) i njohur si një mik i madh i maceve, 75 votuan kundër dhe 18 abstenime.

Nëse asgjë nuk ndryshon, skenari më i besueshëm do të jetë ai i një qeverie pakice. Dhe në këto kushte do të jetë e vështirë të qeverisësh. Ne do të duhet të shkojmë përsëri në votime –tha Ryszard Terlecki, udhëheqës i partisë Ligji dhe Drejtësia

Ministri i Bujqësisë Krzysztof Ardanoëski dhe Ministri i Drejtësisë Zbignieë Ziobro votuan kundër ligjit.

Grupet kryesore opozitare parlamentare (Platforma Qytetare dhe Aleanca e së majtës Demokratike) votuan në favor të mbrojtjes së kafshëve. Ligji, i cili tani është duke u analizuar nga Senati, ku Kaczynski nuk ka një shumicë absolute, ka ngjallur protesta nga fermerët të cilët e konsiderojnë veten të tradhtuar nga partia Pis.

Midis skenarëve të besueshëm, nëse nuk arrihet një kompromis, vendi me shumë mundësi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.