BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Rajoni

Lajçak: Po negociojmë me pesë vendet e mbetura të BE që nuk e kanë njohur Kosovën për të pranuar planin franko-gjerman

Lajçak: Po negociojmë me pesë vendet e mbetura të BE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak,deklaroi se ka nisur një mision për t’u takuar me vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën me qëllim që të binde ata që të pranojnë propozimin e BE-së për Kosovën. Ai tha se është duke negociuar me ato vende për të miratuar një propozim evropian, si dhe theksoi se ka mesazhe pozitive që katër nga pesë prej këtyre vendeve shohin se është e rëndësishme që procesi të sjellë rezultate. “Jam takuar me përfaqësuesit e katër nga pesë vendet në dy ditët e fundit për të diskutuar këtë propozim. Jam takuar me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, me të dërguarin special të Greqisë dhe do të takohem me ministrin e Jashtëm të Rumanisë. Këto vende po e përcjellin procesin me shumë vëmendje, sepse çështja e Kosovës dhe e Serbisë është çështje rajonale” është shprehur ai. Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia. Edhe pse në planin franko-gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pika të cilat insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë, por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. Rreth këtij propozimi tashmë është arritur një unitet ndërkombëtar dhe janë ftuar Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi, në mënyrë që të arrihet pajtimi për të. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog në Bruksel. Ky dialog ka për synim normalizimin e raporteve. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Kosova ka thënë se një marrëveshje finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia ka insistuar në një zgjidhje kompromisi.