BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Bota

Lajm i mirë nga Kina! U miratua në SHBA, rezulton 100 përqind efektiv trajtimi për COVID-19

Lajm i mirë nga Kina! U miratua në SHBA, rezulton 100 përqind

Një lajm shumë i mirë vjen nga Kina. Pesë pacientë me koronavirus në gjendje kritike në Kinë janë shëruar për 12 ditë. Ata u trajtuan me gjakun e pacientëve të shëruar.

Tre prej tyre kanë dalë nga spitali ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Mjeku që drejtonte trajtimin besoi se këto raste të suksesshme sjellin shpresë për më shumë pacientë të infektuar.

Pacientët u trajtuan me gjakun e pacientëve të shëruar.

Plazma e gjakut nga pacientët e kuruar përmban antitrupa që u krijuan qëllimisht nga sistemet e tyre imune për të luftuar virusin, COVID-19.

Shkencëtarët besojnë se kjo metodë është një ndër metodat më efikase dhe më të shëndetshme, të propozuara deri tani.

Shkencëtarët besojnë se kjo metodë, e njohur ndryshe si plazma qetësuese mund të trajtojë pacientët më të sëmurë duke forcuar sistemin e tyre imunitar me anë të gjakut të pacientit të shëruar.

"Të gjithë pacientët, tre burra dhe dy gra, rezultuan negativ pas trajtimit 12-ditor dhe antitrupat në sistemin e tyre imunitar u rritën ndjeshëm"- shkruhet në raport.

Më të lexuarat