BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Bota

Lajme të reja nga Navalni, ja çfarë ka ndodhur me kritikun e Putin

Lajme të reja nga Navalni, ja çfarë ka ndodhur me kritikun e

Një lajm i mirë vjen nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni. Burimet bëjnë me dije se ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Konfirmohet se është ngritur në këmbë në spitalin e Berlinit ku po kurohej prej disa javësh për shkak të helmimit të dyshuar me agjentë nervor.

Ai është parë pa ventilator dhe në pamje të parë mund të konfirmohet se mund të kryejë frymëmarrje pa nevojën e një ventilatori.

Kritiku i ashpër i Putin, u sëmur në Siberi muajin e kaluar, teksa testet laboratorike të kryera në tre shtete të ndryshme kanë dalë në përfundimin se kryeopozitari është helmuar nga novishoku.

Qeveritë e vendeve perëndimore janë shprehur kritike për këtë rast, ndërsa kanë kërkuar një shpjegim nga ana e qeverisë ruse.

Edhe pse ngritja në këmbë është një lajm inkurajues për Navalnin, ai bëri me dije se ka ende probleme në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Mjekët ndërkohë thonë se gjëndja është optimiste dhe se shumë shpejt do të rikthehet në gjëndjen e mëparshme, ndonëse kjo do të kërkojë punë të vazhdueshme.

Kremlini ka mohuar cdo lidhje me ngjarjen, edhe pse ka shumë pikëpyetje. Navalni ka bërë me dije se planifikon të rikthehet sërish në Moskë, teksa shumë analistë vënë në pikëpyetje sigurinë e tij fizike në rast të një veprimi të tillë.