BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Bota

Lajme jo të mira për Donald Trump, ish-presidenti humbet edhe në Alaskë, fiton senatori republikan që kërkoi shkarkimin e tij

Lajme jo të mira për Donald Trump, ish-presidenti humbet edhe në

Nuk ka asnjë lajm të mirë për ish-presidentin e SHBA Donald Trump. Lisa Murkoëski, senatorja republikane amerikane nga Alaska, fitoi rizgjedhjen me 53.7%, duke mposhtur rivalen e mbështetur nga Donald Trump, Kelly Tshibaka, e cila mori 46.3%. Murkowsky ishte senatori i parë republikan që bëri thirrje për dorëheqjen e Donald Trump kur u sulmua Capitol Hill. Rezultatet përfundimtare erdhën me vonesë sepse Alaska, ndryshe nga shtetet e tjera miratoi një sistem të ri votimi për zgjedhjet afatmesme. Votuesit, në fakt, votojnë për një kandidat si opsionin e parë dhe zgjedhin një të dytë në rastet kur asnjë kandidat nuk e kalon 50% të votave. Në këtë rast vazhdohet me numërimin e votave të shprehura si “zgjedhje e dytë” për kandidatët e tjerë në garë, të cilat i shtohen totalit të dy të parëve. Në këtë rast në pozitën e tretë ishte Pat Chesbro, votuesit e të cilit hodhën më shumë vota në favor të Lisa Murkowski si zgjedhje e dytë, duke i dhënë asaj fitoren ndaj kandidatit të mbështetur nga Donald Trump. “Jam i nderuar që Alaska, ka vendosur edhe një herë besimin e tyre tek unë për të vazhduar punën me ta dhe në emër të tyre në Senatin e Shteteve të Bashkuara,” tha Murkowski në një deklaratë. Kandidati i mbështetur nga manjati, nga ana tjetër, uroi Murkowski-n, por kritikoi ashpër sistemin e ri zgjedhor: “Sistemi i ri zgjedhor ka qenë zhgënjyes”. Kujtojmë se Partia Republikane ishte optimiste për shanset e saj në zgjedhjet afatmesme, duke thënë se mesazhi i saj i përqendruar tek ekonomia, çmimet e karburantit dhe krimi do të tërhiqte votuesit në një kohë të shtimit të inflacionit dhe dhunës në rritje.

Më të lexuarat