BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Bota

Lamtumira e legjendës/ Del autopsia e gjeniut të futbollit: Maradona vdiq në gjumë nga... (Zbardhet çfarë zbuluan mjekët dhe ekspertët)

Lamtumira e legjendës/ Del autopsia e gjeniut të futbollit: Maradona

Trupi i Diego Maradonës mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, teksa vendi po përgatitet për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Gjeniu i futbollit ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare. Një turmë me tifozë ishin mbledhur përpara pallatit presidencial, ndërsa Argjentina do mbajë tri ditë zie.

Lamtumira e legjendës/ Del autopsia e gjeniut të futbollit: Maradona

Një raport i autopsisë është publikuar nga mediat argjentinase. Sipas autopsisë, Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.

Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

Lamtumira e legjendës/ Del autopsia e gjeniut të futbollit: Maradona

Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit. Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ndërroi jetë nga ataku kardiak.