BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Bota

Lamtumirë covid-19/ Një tjetër shtet i jep fund kufizimit, hap lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare

Lamtumirë covid-19/ Një tjetër shtet i jep fund kufizimit, hap

Lehtësohen masat anti-covid 19 në një tjetër shtet. Bëhet me dije se qeveria Polake ka marrë vendimin të hapë qendrat tregtare, ku qytetarët mund të frekuentojnë kafenetë apo restorantet në ambiente jashtë.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mateusz Moraëiecki në një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij ai tha se ekonomia do të riaktivizohet gradualisht dhe tha se qendrat tregtare, galeritë e artit, muzetë dhe dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe mobilieve do të rihapen më 4 maj.

“Hotelet do të jenë në gjendje të rifillojnë operacionet në 8 maj, por vetëm me kapacitet 50%, restorantet dhe kafenetë më 15 maj, por vetëm për klientët që ulen jashtë”, tha Moraëiecki.

“Nga 1 maj, do të lejohen disa aktivitete sportive në natyrë dhe të brendshme, por me një kufi prej 50 personash. Nga 1 maj, ne do të lejojmë të hapen disa aktivitete sportive në natyrë, dhe gjithashtu palestra dhe pishina”, tha Moraëiecki. Ai shtoi se ngjarjet më të mëdha në natyrë si dasmat do të lejohen nga 15 maji, por me një limit të frekuentimit prej 25 personash.

Më të lexuarat