BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

Lamtumirë pirja e duhanit në natyrë! Ja qyteti që merr vendimin më të rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit, rregullorja hyn në fuqi menjëherë (DETAJET)

Lamtumirë pirja e duhanit në natyrë! Ja qyteti që merr

Në kuadër të rregullores të sapo miratuar në përmirësim të cilësisë së ajrit, qyteti i dytë më i madh në Itali, Milano, merr vendimin e rëndësishëm. Lamtumirë pirja e duhanit në natyrë! Duke filluar nga 1 janari 2021 do të ndalojë pirjen e duhanit në hapësirat publike si stadiume, parqe dhe stacione të autobusit.

Mediat italiane njoftuan se me votimet e zhvilluar në Këshillin e Qytetit të Milanos u miratua rregullorja e re për rritjen e cilësisë së ajrit.

Sipas rregullores që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2021, do të ndalohet pirja e duhanit në afërsi prej 10 metra prej njerëzve të tjerë në stacionet e transportit publik, parqe, varreza, stadiume dhe objekte sportive.

Rregullorja në fjalë do të përfshijë të gjitha pjesët e hapura të publikut duke filluar nga 1 janari 2025.

Gjithashtu rregullorja kushtëzon të gjithë stacione e karburantit që deri më 1 janar 2023 të vendosin infrastrukturë për automjetet elektrike.

Më të lexuarat