BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Largimi i Bolton, Irani: Luftënxitësit duhet të shkojnë

Largimi i Bolton, Irani: Luftënxitësit duhet të shkojnë

Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë pas nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit.


Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.


“Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Mohammed Javad Zarif.


Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.


Më vonë, SHBA ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.


Në përgjigjje të këtij veprimi, Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.


Bolton është raportuar të ketë kundërshtuar propozimet e fundit të presidentit për të biseduar me liderët e Teheranit, si dhe ka pasur qëndrim më të ashpër sa i përket Rusisë dhe Afganistanit.


Mahmud Vaezi, udhëheqës i zyrës presidenciale të Iranit, e ka përshkruar Boltonin si “armik të diplomacisë” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të kombit iranian”.
Zyrtarët rusë kanë thënë më 11 shtator se Moska nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Uashingtonin pas shkarkimit të Boltonit.
“Ne nuk mendojmë se prezenca apo dorëheqja e ndonjë zyrtari, qoftë edhe ai në pozita të larta, mund të ketë ndikime serioze për ndryshim të politikës së jashtme amerikane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë.

Më të lexuarat