
GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

Liberalizimi i vizave në Kosovë, ambasadori gjerman jep lajmin e mirë

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, është treguar optimist në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, ku thotë se do tu hiqen vizat këtë vit.
Rohde thotë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë që do të pyetet për liberalizimin e vizave.
Që të ndodhë liberalizimi i vizave, Franca duhet të ndryshojë qëndrim, diçka që ambasadori gjerman s’e komenton duke thënë vetëm se Gjermania mendon se heqja e regjimit të vizave për Kosovën është vonuar.
“Lidhur me këtë duhet t’i pyesni ata. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë edhe gjatë vizitës së fundit të ministres dhe ministrit vitin e kaluar. Për ne kjo çështje është vonuar dhe ky është mendimi edhe i shumicës së vendeve të tjera. Mendoj se ai ka më shumë gjasa të vijë herët, sesa vonë. Dhe unë nuk jam vetëm ambasadori i fundit. Shpresoj se liberalizimi do të vijë këtë vit”, tha Rohde.
Ambasadori gjerman ka folur edhe për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë për të cilat thotë se po zhvillohen, derisa shton se vendi i tij është investitori më i madh në Kosovë.
Por, a ekziston rreziku që Gjermania ta tërheqë të gjithë fuqinë punëtore nga Kosova, pasi ka një numër të madh të kosovarëve që duan të largohen nga Kosova për të jetuar dhe punuar në këtë vend?
“Unë jam ambasador gjerman dhe me këtë më duhet të marr dy vendime të vështira. Gjermania është një vend i vjetër. Imigrimi është mirë për Gjermaninë, por jo aq mirë për Kosovën. Ju jeni vendi më i ri në Evropë. Mirëpo emigrimi dhe imigrimi gjithmonë janë çështje individuale. Ne jetojmë në një demokraci dhe çdo vit nga Gjermania emigrojnë 300.000 gjermanë që shkojnë në vende të ndryshme. Disa edhe kthehen”, shtoi ai.
“Ne kemi projektprograme këtu përmes së cilave kthehen edhe kosovarët që kanë një kualifikim dhe ne i mbështesim ata që kthehen për të ndihmuar në ngritjen e vendit të tyre. Prandaj edhe përpiqemi që të përmirësojmë edhe kushtet: më shumë investime, më shumë siguri ligjore, arsim më të mirë profesional, arsim profesional dual. Edhe një herë: emigrimi është vendim individual. Edhe prindërit e mi kanë emigruar nga Gjermania në vitet ’50, sepse situata ekonomike në Gjermaninë e pasluftës nuk ka qenë aq e mirë, por më vonë janë kthyer dhe kjo mund të ndodhë gjithherë”, tha Rohde.
Më të lexuarat


Efektet e menjëhershme të dorëheqjes së Boris Johnson, e pazakontë çfarë po ndodh në Britani

Boris Johnson del në konferencë urgjente dhe merr vendimin e vështirë

Krahu i djathtë i Johnson trondit me deklaratën: Dëbojeni sot, ose do shkaktojë masakër

“Shkërmoqet” qeveria britanike, BBC rendit 5 arsyet që çuan kryeministrin Boris Johnson drejt rënies dhe që po e detyrojnë të japë dorëheqjen

“Situata vetëm do të përkeqësohet”/ ‘I fali’ skandalet seksuale deputetit të tij, çfarë pritet pas dorëheqjes së Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson? Zbardhen skenaret e fundit

Kina “mysafir” i papritur?/ SHBA dhe Britania në alarm nga spiunat aziatik, ja cili është plani misterioz i tyre

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Bie qeveria e Boris Johnson, shkëlqimi dhe rënia e kryeministrit britanik/ “Duhet të largohet që sot!”, konservatorët dalin me thirrjen urgjente: Rrezik për vendin, Zoti e di çdo të bëjë deri në vjeshtë

Tronditet Rusia/ Gjendet i vrarë në rrethana misterioze oligarku rus dhe biznesmeni i njohur, ja lidhja me Gazprom dhe Vladimir Putin. Çfarë dyshohet?

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot
