BREAKING NEWS

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak dhe numri i infeksioneve 107 më pak

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak
x

Bota

Libia, të gjithë kërkojnë respektimin e embargos së armëve, Rusia jep paralajmërimin e vet

Libia, të gjithë kërkojnë respektimin e embargos së

Një ditë pas marrëveshjes midis vendeve të BE-së për të filluar një mision të ri kontrolli në Mesdheun Lindor për të shmangur tregtinë e armëve në Libi, Rusia lëshon një paralajmërim.

“Misioni i BE-së në Libi nuk duhet të zëvendësojë, ose të pengojë më keq, strategjinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", -tha ministri i Jashtëm rus, Serghiei Lavrov, gjatë një takimi bilateral në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio.

Ky i fundit, duke njohur "rolin kryesor" të Moskës për dialog mes palëve, bëri të qartë se europianët nuk do të shkojnë në luftë me njërën palë ose me tjetrën, por duan të zbatohet embargoja e armëve, si mënyra e vetme për të konsoliduar një armëpushim fiktiv deri tani.

"Kushdo që mund të ndihmojë në kontrollin e respektimit të embargos së armëve në Libi është i mirëpritur". Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ghsan Salamè, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.