Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lidhja me mashkullin 21 vite më të ri i kushton shumë gruas, i kthehet në një makth të vërtetë

Postuar: 12/09/2018 - 08:25

Lidhja intime me një mashkull 21 vite më të ri se ajo u kthye në një makth të vërtetë për një grua 46-vjeçare.

Për tre ditë me radhë, gruaja ishte mbyllur në banesë nga partneri 25-vjeçar dhe gjatë kësaj kohe ajo u përdhunua dhe torturua disa herë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Casertas në Itali ndërkohë emri i viktimës së abuzimit dhe agresorit nuk bëhet me dije.

Hetimet për rastin nga policia nisën kur në polici mbërriti një raport nga spitali ku tregoheshin lëndimet e pësuara nga gruaja.

Ajo kishte fraktura të shumta dhe plagë në brinjë, gjoks, fytyrë, në kokë, qafë e pjesë të tjera të trupit.

Po ashtu, ajo kishte edhe djegie të shkallës së parë. Kaq u desh që hetuesit të merrnin në pyetje gruan.

Ajo tregoi se historia e dhunës nisi në vitin 2017 kur nisën mosmarrëveshjet me partnerin. 46-vjeçarja për një vit ka jetuar mes dhunës dhe keqtrajtimeve.

Ndërkohë, së fundi ajo u mbyll për tre ditë në banesë dhe u la e zhveshur nudo në dushin me ujë të ftohtë.

Gruas i erdhën në ndihëm fëmijët saj që arritën ta çojnë në spital dhe aty mjekët njoftuan policisë. Tashmë 25-vjeçari që e keqtrajtonte është vënë prapa hekurave.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 12:21

Këto janë momentet e tmerrshme kur uji i një lumi të fryrë nga reshjet e dendura në Indi përpin një autobus turistësh. Fatmirësisht autobusi ishte bosh në momentin kur u përpi nga lumi i tërbuar

Postuar: 25/09/2018 - 11:14

Administrata Trump ka paralajmëruar Rusinë se furnizimi i Sirisë me sisteme të mbrojtjes raketore

Postuar: 25/09/2018 - 07:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka thënë dje se vendi nuk ka alterna

Postuar: 24/09/2018 - 23:57

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Yorkshire në Britani.

Postuar: 24/09/2018 - 20:35

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e një anijeje pranë Lisbonës duke theksuar se ky është zbulimi më

Postuar: 24/09/2018 - 19:56

Paraditen e sot është mbajtur mbledhja e radhës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar mbi çë