
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

“Lironi shtretërit”/ Zbardhen mesazhet shokuese të mjekut që akuzohet se vrau pacientët me COVID-19, kolegët tronditen nga kërkesa e tij: Kjo është çmenduri!

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Mediat italiane raportuan dje se në një spital të Brescias, shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus, me qëllimin që të lironte krevatet.
“Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një prej mesazheve të Whatsapp të shefit Carlo Mosca me një infermiere dhe një tjetër koleg.
“Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, u përgjigj kolegu për vendimin e mjekut për ti injektuar pacientëve dy ilace që përdoren zakonisht para intubimit.
Carlo Mosca ishte shefi i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari (Brescia), i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet se shkaktoi vdekjen e dy pacientëve, njëri i moshës 61 vjeç dhe tjetri 80 vjeç. Ngjarja ndodhi gjatë valës së parë të pandemisë, e cila filloi në fund të shkurtit të vitit 2020 dhe goditi rëndë Italinë.
Hetimet bënë të mundur analizimin e të dhënave mjekësore të pacientëve të shumtë që humbën jetën në atë periudhë nga Covid-19, duke gjetur në disa raste një përkeqësim të papritur dhe të pashpjegueshëm të gjendjes shëndetësore. Tre trupa u zhvarrosën që t’i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike, shkruan media italiane ‘Corriere‘.
Akuzat ndaj sjelljes së mjekut bazohen në injektimin e dy ilaçeve, të cilat shkaktojnë depresion dhe probleme me frymëmarrjen.
Hetimet zbuluan praninë e ilaçeve që përdoren zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit, substanca që nëse përdoren jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të shkaktojnë vdekjen e pacientit.
Më të lexuarat


Bilanci i Covid-19 24 orët e fundit, vjen lajmi i keq nga Italia

"I pakrahasueshëm me atë të krizës së klimës", nuk është koronavirusi dhe as një asteroid, epidemiologia e njohur bën zbulimin e frikshëm: Njerëzimi po kërcënohet nga…

Piloti amerikan pikas “Ufo” në këtë shtet gjatë fluturimit, linja ajrore dhe agjencia federale e SHBA nuk e mohon

VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Publikohet studimi alarmant! Koronavirusi prek të gjitha organet, mjekët identifikojnë 62 lloj komplikacionesh

Shefja e Policisë del me paralajmërimin "bombë", nxjerr skenarin tronditës të përkrahësve të ish-presidentit Trump

Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president, zyrtari nxjerr detajet e forta: Gjatë goditjes ajrore amerikane u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë

Gjermanët marrin vendimin që nuk pritej për vaksinën që do të vijë edhe në Shqipëri

Kokteji që shëroi Trump! Agjencia Europiane jep njoftimin e RËNDËSISHËM, autorizon ilaçin që trajton koronavirusin

Acari esktrem ende mbetet prezent thellë në verlindje të Kontinentit! Sinoptikanët paralajmërojnë kthesën e madhe të motit në muajin mars
