BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

LISTA/ Këto janë tre vendet të konsideruara si “zona të nxehta” ku ka më shumë gjasa të infektoheni me COVID

LISTA/ Këto janë tre vendet të konsideruara si “zona

Shëndeti Publik i Anglisë ka publikuar një listë me ambientet që konsiderohen si “zona të nxehta”, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga sistemi “testim dhe gjurmim” i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS).

Sipas të dhënave të përllogaritura, supermarketet janë ambientet ku ka më shumë gjasa të infektoheni me Covid-19. Në vend të dytë renditen gjimnazet dhe më pas shkollat fillore.

Ajo që bie në sy është se palestrat, baret apo pub-et, nuk janë abmiente aq të rrezikshme të transmetimit të virusit.

LISTA:

Supermarketet - 18.3%

Gjimnazet - 12.7%

Shkollat fillore - 10.1%

Spitalet - 3.6%

Azilet - 2.8%

Kolegjet - 2.4%

Magazinat - 2.2%

Shkollat e infermierëve - 1.8%

Pub-et ose bar-et - 1.6%

Hoteleria - 1.5%

Universitetet - 1.4%

Fabrika prodhimi - 1.4%

Banesë me deri në 5 persona - 1.2%

Godinat ambulatore - 1.1%

Palestrat - 1.1%

Restorantet dhe kafenetë - 1.0%