BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Lotaria amerikane dhe pandemia

Lotaria amerikane dhe pandemia

Bazuar në programin e Lotarisë së Vizave dhjetëra mijëra imigrantë të mundshëm mbështeten në fatin e shortit për të fituar mundësinë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara, pa sponsorizim nga një punëdhënës ose anëtar familjeje. Ky program është ndërprerë përkohësisht nga administrata e Presidentit Trump për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por për disa që fituan lotarinë e vizave në fund të vitit të kaluar, përpjekjet për të realizuar ëndrrën amerikane kanë qenë të vështira.

Pas marrjes së një vize përmes lotarisë, që njihet edhe si lotaria e kartave jeshile, Erick Alamsjah erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Indonezia në fund të vitit 2019 me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ai punoi në sektorin e teknologjisë informative për 8 vjet në kryeqytetin indonezian të Xhakartës.

Por edhe me një përvojë të gjatë pune, ai nuk ka arritur të gjejë një punë me orar të plotë.

Erick Alamsjah, fitues lotarisë amerikane të vizave

"Nga të gjitha aplikimet që kam dorëzuar, qoftë ato në industrinë e shitjeve me pakicë apo punë të tjera në teknologjinë e informacionit, unë kam marrë përgjigje vetëm nga industritë që tani konsiderohen thelbësore, si farmacitë, dyqanet ushqimore dhe firmat e ndërtimit. Ndoshta duhet të pezullojë përkohësisht përpjekjet për të gjetur një punë në teknologjinë e informacionit".

Ndërkohë, sa për t’ia daluar, zoti Alamsjah tani po punon si nëpunës në një dyqan kompanisë “Home Depot” në shtetin e Merilendit. Ky dyqan i shitjes së mjeteve, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit konsiderohet biznes thelbësor në këtë kohë pandemie.

Vinia Agnessia nga Indonezia është gjithashtu fituese e lotarisë amerikane. Ajo ndërpreu studimet në vitin e saj të fundit për stomatologji në Padang, në ishullin e Sumatrës për të lëvizur në qytetin e Nju Jorkut, në fund të vitit 2019.

Pa diplomë universiteti dhe përvojë pune, Vinia e kishte të vështirë të gjente një punë me orar të plotë. Ajo punoi me orar jo të plotë si kamariere në një restorant japonez për disa muaj derisa u mbyll për shkak të pandemisë. Ajo e gjeti veten të papunë në Shtetet e Bashkuara, në epiqendrën e një pandemie, në një nga qytetet me koston më të lartë të jetesës në botë.

"Prindërit e mi janë të shqetësuar për mua, jo vetëm për shkak të koronavirusit, por edhe financiarisht sepse jam e papunë. U thashë atyre: "mos u shqetësoni. Unë jam këtu në mënyrë të ligjshme dhe kam të drejtë të marr ndihmën e qeverisë".

Ajo i referohet stimulit ekonomik prej 1,200 dollarësh dhe Programit të Ndihmës për të Papunët për shkak të Pandemisë. Nga programi i fundit, Vinia merr rreth 600 dollarë në javë, të cilat ajo i përdor për të paguar qiranë, faturat, ushqimin dhe transportin, ndërsa po kërkon punë.

Ndërkohë, familja e zoti Alamsjah mbetet optimiste për të jetuar një jetë të re në Amerikë mes pasigurisë së shkaktuar nga pandemia.

"Ne kemi ardhur këtu për fëmijët tanë, për arsimimin e fëmijëve tanë. Ne kemi marrë tashmë vendimin tonë, kështu që do vazhdojmë rrugën dhe shpresoj se gjërat do të përmirësohen", thotë Sari Alamsjah, bashkëshorjtja e fituesit të lotarisë amerikane të vizave, Erick Alamsjah.

Familja Alamsjah dhe Vinia janë pjesë e një grupi prej rreth 55,000 njerëzish që vijnë në Shtetet e Bashkuara çdo vit përmes lotarisë së kartave jeshile, shumë prej të cilëve tani thjesht po përpiqen të mbijetojnë./VOA