Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSD dhe ‘kërpudhat magjike’ shërojnë qelizat e trurit me depresion; studimi

Postuar: 17/01/2019 - 22:27

Mjekimet psikodelike si droga LSD dhe përbërësi i Ecstasy, MDMA kanë treguar se mund të stimulojnë rritjen e degëve dhe lidhjeve të reja nervore mes qelizave të trurit që mund të trajtojnë sëmundje si depresioni dhe varësia. E njëjta gjë vlen për trajtimet natyrale të kësaj natyre si pija Ajuaska dhe ‘kërpudhat magjike’ në Amerikën qendrore.
 
Studiuesit në Kaliforni kanë demonstruar se këto përbërës, që në shumë vende trajtohen si droga ilegale, janë të afta të rigjenerojnë lidhje të trurit që zgjasin shumë më tepër se efekti i tyre që ndjehet nga përdoruesi.
 
Kjo do të thotë se mjekimet psikodelike do të jenë  "gjenerata e re" për trajtimin e çrregullimeve mendore duke qenë më të sigurta dhe më të efektshme  se opsionet ekzistuese, thotë studimi i fundit amerikan.
 
Në të njëjtin studim thuhet se dhe përbërës të tillë gjejmë në pijen e njohur të fiseve të Amazonës, Ajuaska, e cila ka rezultuar se trajton efektet e çrregullimit të Stresit Post Traumatik, si në rastin e rikuperimit të kavieve nga sindroma tmerrit nga shoku elektrik gjatë eksperimenteve.
 
Tani ata tregojnë se kjo dozë rrit numrit e degëzimeve të lindura në trurin e kavieve, në të cilat kalojnë impulset dhe i gjithë aktiviteti nervor i trurit. Por ata shtojnë se mudn të ketë efekte dytësore vrasëse në njerëzit me sëmundje mendore.
 
 “Një nga simptomat kryesore të depresionit është dëmtimi i neuriteve në korteksin  prefrontal, që është rajoni i trurit që kontrollon emocionet, humorin dhe ankthin”, thotë  Dr David Olson, drejtuesi i grupit, i cili shton se ndryshimet janë të ngjashme dhe në personat me varësi, ankth dhe stres post-traumatik.
 
Studimet e lëndëve si triptamina, DMT kërpudhat magjike; amfetamines, dhe ergotina si LSD, rezultuan të suksesshme në kaviet por dhe në mizat dhe disa teste njerëzore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 10:04

 Përgatiti një strudel dhe teksa po e piqte në furrë, dogji 40 mijë euro të cilat i fejuari i kishte fshehur në furrën e sobës.

Postuar: 21/04/2019 - 09:22

Të paktën 100 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga shpë

Postuar: 21/04/2019 - 08:08

Në një nga protestat më të dhunshme të serisë së pesë muajve të fundit, Jelekët e Verdhë u përles

Postuar: 20/04/2019 - 23:44

Një histori e pazakontë vjen nga Italia.

Postuar: 20/04/2019 - 23:24

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një grabitje me dhunë në Gjeorgji.

Postuar: 20/04/2019 - 19:22

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Postuar: 20/04/2019 - 11:08

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.