
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Lufta atomike gjithnjë e më pranë, Evropa nis përgatitjet në rast të një sulmi bërthamor nga Vladimir Putin, ja çfarë po përgatit Parlamenti Evropian

Shkruar nga Elmas BOGDANI 7 Tetor 2022

Presidenti rus është zotuar vazhdimisht se do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta mbajtur vendin e tij të sigurt. Vladimir Putin, i cili e kontrollon arsenalin më të madh bërthamor në botë, u zotua javën e kaluar t’i përdorë “të gjitha fuqitë dhe mjetet në dispozicionin tonë” për ta mbrojtur Rusinë. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë krijuar “një precedent” kur hodhën dy bomba atomike në qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki në 1945. Por nga zhvillimet e frikshme, Parlamenti Europian ka filluar të marrë masat. Ditën e djeshme PE i kërkon Unionit që të përgatisë një kundërpërgjigje në rast të një sulmi bërthamor nga Rusia. Kështu shkruhet në një rezolutë për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, të aprovuar me 504 vota pro, 26 kundër dhe 36 abstenim. Në dokument, thuhet ndër të tjera, se BE-ja duhet të rrisë ndjeshëm asistencën ushtarake për Ukrainën, të dënojë referendumet farsë dhe kërcënimet bërthamore të Putinit. Ndërsa kërkesat janë dhe ngritja e një gjykate ndërkombëtare për krimet kundër Ukrainës. Parlamenti u kërkon të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë referendumet false në Ukrainë dhe përpjekjen e Rusisë për të marrë territor me forcë. Në një rezolutë të miratuar të enjten, eurodeputetët thonë se rezultatet e referendumeve të rreme, të kryera nën kërcënimin e armëve për të aneksuar rajonet e Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia janë të pavlera dhe u bëjnë thirrje vendeve të BE-së të miratojnë sanksione të mëtejshme të rënda. Eurodeputetët u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera që mbështesin Ukrainën që të rrisin masivisht ndihmën ushtarake, veçanërisht në zonat e kërkuara nga qeveria ukrainase. Vendet “ngurues” të BE-së duhet të ofrojnë pjesën e tyre të ndihmës së nevojshme ushtarake për të ndihmuar në shkurtimin e luftës.
Tmerri që do të shkaktohet nga një luftë bërthamore
Lufta në Ukrainë, një përplasje e tërthortë midis Perëndimit të udhëhequr nga SHBA dhe Rusisë e ka rihapur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore tashmë në një kontekst shumëpolar. Një luftë bërthamore që sipas një simulimi të përpiluar nga një grup studiuesish në Universitetin Princeton, të udhëhequr nga eksperti i inxhinierisë dhe çështjeve ndërkombëtare Aleks Glejzër, do të shkaktonte 34.1 milionë të vdekur dhe 55.9 milionë të plagosur.
Simulimi
Modeli i zhvilluar në vitin 2019, bazohet në pajisje reale bërthamore dhe objektiva ushtarake. Ai parashikon që brenda pak orësh mund të kishte 34.1 milionë të vdekur dhe 55.9 milionë të plagosur. Por këtyre u duhen shtuar viktimat “anësore” për shkak të efekteve të armëve bërthamore pas shpërthimeve. “Kjo është kriza më serioze, dhe me një dimension të mundshëm bërthamor që përfshin Rusinë dhe SHBA/NATO-n që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Edhe pse rreziku i një lufte bërthamore konsiderohet ende ‘i vogël’ siç po thonë shumë analistë”, deklaroi Glejzër për revistën amerikane “Newsweek”. “Një krizë si kjo aktualja shkakton shpesh probleme komunikimi midis palëve, të cilat përshkallëzohen nga fakti që mbeten aktive shumë pak linja komunikimi midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”, shton Glejzër. Simulimi, thotë ai, tregon se si “një luftë bërthamore mund të përshkallëzohet shumë shpejt në një katastrofë globale”. Skenari i paraqitur në disa faza është i besueshëm dhe bazohet në provat e disponueshme. “Ekipi ynë përdori vlerësime të pavarura të pozicioneve aktuale të forcave amerikane dhe ruse, planet e luftës bërthamore dhe objektivat e vetë këtyre armëve”, deklaron eksperti. Sipas Glejzër, një luftë bërthamore mund të ndahet në tri faza të dallueshme. E para ka të bëjë kryesisht me objektivat taktike. E dyta do të synonte eliminimin e aftësisë sulmuese bërthamore të armikut. Ndërsa faza e tretë dhe e fundit do të çonte përfundimisht në shkatërrimin e qyteteve kyçe për të parandaluar rimëkëmbjen e kundërshtarit.
Më të lexuarat


Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithçka do bëhet pluhur

Tërmet i fuqishëm shkund këtë vend, raportohet për dëme të mëdha, ja sa ishte magnituda

Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i BE-së zbulon planin e tmerrshëm të Putinit: Rusia po ekzekuton dezertorët e saj, kush nuk i bindet urdhrave e pëson

“Mami! Mami!”/ Policia vret 29-vjeçarin, publikohen pamjet e tmerrshme (VIDEO)

“Perëndimi po kalon vijën e kuqe”/ Motra e Kim Jong Un ‘shpërthen’ ndaj SHBA-së dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Është kryekrimineli dhe rreziku kryesor

Ngjarje horror/ Ishin strehuar në qendrën e kujdesit, gjendet të vdekura dhe të hedhura në lumë dy vajza, dyshohet se...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

“Bëhuni gati!”/ Gjenerali amerikan bën paralajmërimin e frikshëm: Kina dhe SHBA do të hyjnë në luftë, ja kur pritet të përshkallëzohen tensionet

Përvjetori i agresionit në Ukrainë/ Rusia po planifikon një sulm të fuqishëm, fotot satelitore tregojnë trupat duke ndërtuar…
