BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS
x
BREAKING NEWS

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja
x
BREAKING NEWS

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali
x
BREAKING NEWS

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin
x
BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x

Bota

Lufta drejt përshkallëzimit, dërgimi i tankeve në Ukrainë “ndez” gjakrat, Rusia nis sulmet masive me raketa ajrore, rritet rreziku i përplasjes së madhe, SHBA-NATO-Moskë

Lufta drejt përshkallëzimit, dërgimi i tankeve në

Lufta e Tretë Botërore nuk mund të përjashtohet. Rusia pretendon se Perëndimi është përfshirë në luftën e Ukrainës. Pas dërgimit të armëve të rënda nga Gjermania dhe SHBA, Rusia ka nisur si shenjë hakmarrjeje një valë sulmesh masive ndaj Ukrainës. Ushtria ukrainase bëri me dije ditën e djeshme se forcat ruse aktualisht kanë leshur raketa hipersonike në Kinzhal. Nga valët e fundit  të sulmeve ruse mësohet se kanë humbur jetën 11 persona. Ndërsa ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 47 nga 55 raketat e lëshuara nga forcat ruse. Sipas ushtrisë ukrainase nuk është aspak rastësi fakti që këto sulme ndodhen një ditë pasi Gjermani dhe SHBA ranë dakord që të dërgonin tanke në Ukrainë. Një zëdhënës i forcave të mbrojtjes jugore të Ukrainës tha se Moska duket se po përpiqet të mposhtë, ose të shpërqendrojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës me një kombinim të dronëve vetë-shpërthyes dhe sulmeve raketore gjatë natës. Kryetari i bashkisë së Vinnytsia, SerhiyMorgunov, ka publikuar foto të mbeturinave të raketave që ranë brenda kufijve të qytetit duke pretenduar se kjo ishte rezultat i punës së suksesshme të forcave të mbrojtjes ajrore.

Kremlini: Perëndimi i përfshirë në luftë

Nuk është pritur aspak mirë nga Kremlini vendimi i SHBA-së dhe Gjermanisë apo dhe vendeve të tjera për dërgimin e tankeve në Ukrainë. Dërgimi i tankeve nga ana e Putinit është cituar si një përshkallëzim i përfshirjes perëndimore në konfliktin me Ukrainën dhe theksoi se kjo do të ketë pasoja të mëtejshme. Zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov tha se furnizimi i Ukrainës me tanke M1 Abrams dhe Leopard 2 nga vendet anëtarë të NATO-s  cilësohet si ndërhyrje e drejtpërdrejte nga Perëndimi. “Ka deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet evropiane dhe Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve në Ukrainë, përfshirë tanket, nuk nënkupton në asnjë mënyrë përfshirjen e këtyre vendeve apo aleancën në armiqësitë në Ukrainë, deklaratë kjo që ne nuk jemi dakord në mënyrë kategorike, nga ana jonë gjithçka që po bën SHBA dhe aleatët e saj shihet si përfshirje  e drejtpërdrejte në konflikt, një konflikt ky që  do të jetë në rritje”, tha Peskov. Në lidhje me këtë deklaratë ka ardhur menjëherë një kundërpërgjigje nga Franca e cila ka hedhur poshtë deklaratat e Kremlinit duke thënë se as Franca dhe as aleatët e tjerë nuk janë duke luftuar me Moskën. “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk është asnjëri nga partnerët tanë. Dërgimi i pajisjeve ushtarake nuk do të thotë që jemi pjesë e luftës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze, Anne-ClaireLegendre.Veç kësaj, Peskov akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po përgatitej për luftë, duke theksuar se Zelensky nuk kërkonte më të bisedonte me Putinin.

Zelensky refuzon të flasë me Putin

Nga ana tjetër Zelensky bëri me dije se nuk ka më interes që të takohet me liderin Vladimir Putin për të biseduar për përfundimin e luftës. Sipas tij Putin për të është një askush i cili jeton në një flluskë informacioni  dhe nuk ka informacion në lidhje me atë që ndodh në realitet në fushën e betejës. “Nuk kam më interes të takohem me Putin, kemi pasur një takim përpara pushtimit në shkallë të gjëra dhe kuptova që personi që kisha përballë ndryshe vepronte dhe ndryshe fliste. Nuk është në interesin tim të takohem me dikë që ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Nuk kuptoj kush i merr vendimet në Rusi, nuk arrij të kuptoj nëse këto janë veprime te Putinit apo të dikujt tjetër. Veçanërisht pas pushtimit të plotë tëUkrainës nga forcat Ruse Putin për mua është me plot fjalë askushi” është shprehur Zelsnky.

Biden vizitë në Evropë

Nga ana tjetër SHBA po tregon se është në mbështetje të Evropës. Burimet pranë Shtëpisë së Bardhë kanë raportuar se presidenti amerikan pritet që të udhëtojë në Evropë, udhëtim ky që mendohet që do të përkoje më një vjetorin e nisjes së sulmeve ruse në territorin ukrainas. Edhe pse ende nuk dihet ende shtetit ku Biden do të nisë turin e tij Evropian mediat amerikane konfirmojnë se një nga vendet që po shqyrtohen është Polonia.