BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Bota

Lufta me Covid-19/ Një tjetër shtet shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill

Lufta me Covid-19/ Një tjetër shtet shpall gjendjen e

Kryeministri i Tajlandës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë kombinim të forcës juridike dhe kërkesave për bashkëpunim”, deklaroi kryeministri Prayut Chan-o-cha.

Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera nuk do të mungojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen, por qytetarët do të duhej të qëndronin në shtëpi dhe se masat do të zbatohen në ato zona ku ekziston rreziku i përhapjes së virusit.

Kryeministri theksoi se masat e mëtejshme do të diskutohen të enjten, pas deklaratës zyrtare.