
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Lufta me koronavirursin/ Gjiganti i farmaceutikës amerikane jep lajmin e bujshëm

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Firma amerikane Johnson & Johnson pritet të aplikojë për miratim nga BE të vaksinës së saj anti-Covid deri në fund të janarit, me qëllim të marrjes së dritës së gjelbër për përdorim në shkurt.
Të dhënat klinike të vaksinës, të cilat Johnson & Johnson po i zhvillon përmes filialit të saj Janssen, janë vlerësuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) që nga 1 dhjetori nën një rishikim të përsëritur për të shpejtuar miratimin e mundshëm.
Lajmi i konfirmua edhe nga Komisionerja e Shëndetësisë në BE Stella Kyriakides.
Një zëdhënës i Kyriakides deklaroi sot: “Ne nuk mund të japim ndonjë indikacion të saktë në lidhje me një kërkesë për autorizim të kushtëzuar të marketingut, por natyrisht shpresojmë që një aplikim të paraqitet në javët e ardhshme”.
Johnson & Johnson dhe EMA nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Afati i mundshëm i miratimit në BE duket të jetë pak më i ngadaltë se sa pritej në Shtetet e Bashkuara.
Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i operacionit tha se priste që Johnson & Johnson të aplikonin për autorizimin deri në fund të janarit, çka mund të çojë në aprovim nga mesi i shkurtit.
Kujtojmë që deri më tani janë autorizuar për përdorim vaksinat e kompanive Pfizer BioNtech, AstraZeneca dhe Moderna. Sa më shumë kompani dhe doza të ketë në qarkullim, aq më shumë rriten shanset për fitoren ndaj virusit brenda një kohe më të shpejtë.
Më të lexuarat


Studiuesit në SHBA japin lajmin e MADH: Përdorimi i këtij ilaçi zvogëlon rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Piu shurupin “magjik” që shëronte koronavirusin, e pëson keq ministrja e Shëndetësisë

Shefi i kabinetit të Joe Biden i befason të gjithë me deklaratën, tregon se çfarë zbuluan në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trump

“Unë do të jem gjithçka për ju”/ Zbulohen detajet horror nga ‘Haremi i Gaddafit’, si ish-diktatori përdhunonte, rrihte dhe urinonte vajzat e reja

Biden zhvillon bisedën e parë telefonike me Johnson, zbulohet për çfarë kanë folur

Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e PAPRITUR kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca

Shkundet toka, shënohet një tërmet i fuqishëm në këtë shtet, jepet alarmi për cunam

Çfarë ndodhi? Kryeministri italian merr vendimin befasues kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca

U vaksinua jashtë radhe, gjenerali i ushtrisë në Spanjë bën lëvizjen e papritur pasi mediat i zbuluan ngjarjen

Është 3.9 miliardë vite i vjetër, njihuni me objektin e veçantë që presidenti Joe Biden ka vendosur në zyrën ovale (FOTO)
