BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Bota

Lufta me koronavirusin / Ky vend është një hap para gjithë botës

Lufta me koronavirusin / Ky vend është një hap para gjithë

Australia duket se është një hap para gjithë botës sa i përket luftës ndaj COVID-19. Pas Lock-Down në shtetin Victoria i cili zgjati më shumë se 100 ditë rastet e infektimeve po bien.

Me këtë rast, qeveria ka lehtësuar masat kufizuese duke lejuar qytetarët të udhëtojnë si dhe të takohet me miq e shokë pa orar.

Melbourne që ishte dhe vatra e nxehtë e COVID-19 në Australi do ketë gjithashtu masa lehtësuese. Teksa bota po përgatit kufizimet, të cilat në Europë tashmë kanë filluar, Australia duket se do shkojë drejt lirisë për herë të dytë këtë vit.