BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Lufta me koronavirusin / Presidenti Biden del me thirrjen urgjente për Senatin

Lufta me koronavirusin / Presidenti Biden del me thirrjen urgjente për

Presidenti Biden i bëri thirrje Senatit të shtunën të miratojë paketën e ndihmave me vlerë 1.9 trilionë dollarë që u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në orët e para të ditës.

Paketa, e cila synon të ofrojë mbështetje financiare për bizneset, institucionet qeveritare si dhe miliona amerikanë, jetët e të cilëve janë prekur nga pandemia, tani do të kalojë në Senat pasi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Populli i këtij vendi ka vuajtur për shumë gjatë”, tha presidenti në komentet nga Shtëpia e Bardhë para se të nisej për në shtetin e tij, Delauer, për fundjavën. “Duhet t’ua lehtësojmë vuajtjet. Këtë bën Plani Amerikan i Shpëtimit. Lehtëson vuajtjet. Tani është koha për të vepruar”, tha presidenti.

Vota në? Dhomën e Përfaqsuesve

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financiare për pandeminë e Covid-19 të presidentit Joe Biden me vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh, që synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.


Ligjvënësit votuan në linja partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Paketa u miratua me 219 vota kundrejt 212 sa ishin kundër. Miratimi i saj e ka vënë presidentin Biden në rrugën për fitoren e tij të parë të madhe legjislative që nga marrja e detyrës më 20 janar.

Paketa e ndihmës do të duhet të miratohet në senatin 100 anëtarësh të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet demokratëve dhe republikanëve dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris, ka votën vendimtare.

Demokratët, të cilët kanë epërsi të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, argumentuan se paketa është e nevojshme për të ringjallur ekonominë dhe për të luftuar pandeminë COVID-19, që u ka marrë jetën më shumë se 510 mijë amerikanëve. Republikanët kundërshtojnë koston e lartë të projektligjit.

Paketa mbulon kostot e vaksinave dhe pajisjeve të tjera mjekësore dhe siguron 1 mijë e 400 dollarë pagesa të drejtpërdrejta për shumicën e amerikanëve. Ajo siguron gjithashtu lehtësime financiare emergjente për qeveritë lokale dhe shtetërore, si dhe sektorët e biznesit të dëmtuar nga pasojat ekonomike të pandemisë, të tilla si industritë e restoranteve dhe linjave ajrore.

Paketa do të mbulojë edhe shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulta dhe familjet me fëmijë, si dhe ofron ndihmë për bizneset e vogla.

Rritja e pagës minimale federale nga 7,25 dollarë në 15 dollarë në orë, është propozuar nga demokratët në versionin përfundimtar të paketës, por nuk ka gjasa të kalojë në senat. Ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit tha të enjten se, sipas rregullit, propozimi duhet të hiqet nga projekt-ligji.

Vendimi nga ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit, Elizabeth MacDonough i detyroi demokratët të kërkojnë rrugë të tjera që propozimi i pagës minimale të miratohet përballë një kundërshtimi të ashpër republikan.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se Demokratët nuk do të heqin dorë nga rritja e pagës minimale federale.

"Nëse nuk kalon për shkak të rregullave të Senatit, ne do të ngulim këmbë... nuk do të ndalemi derisa shumë shpejt ta kalojmë pagën minimale prej 15 dollarësh", tha ajo në një konferencë me gazetarë.

Republikanët ishin paraprakisht kundër planit, duke e konsideruar atë me kosto të fryrë dhe një përpjekje të tepruar për të ndihmuar aleatët demokratë, si sindikatat e punëtorëve dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.

Kjo është duke e bërë luftën politike një përballje, fituesi i së cilës do të duket nga reagimi i popullatës në këto kushte krize. Pandemia ka vrarë mbi gjysmë milioni amerikanë, ka lënë miliona njerëz pa punë dhe ka transformuar jetën e përditshme të pothuajse të gjithë amerikanëve.

Beteja po shfaqet gjithashtu si një provë e hershme e aftësisë së presidencës Biden për të ruajtur shumicën e brishtë që gëzon partia e tij në kongres – me vetëm 10 vota në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë 50 me 50.

Demokratët thonë se ekonomia ende e brishtë dhe koronavirusi që vazhdon të përhapet me egërsi kërkojnë veprim. Ata duket se janë të vendosur të përpiqen sërish për rritjen e pagës minimale dhe mund të lindin kështu debate të nxehta edhe për çështje të tjera./voa