BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Bota

Lufta me koronavirusin / Risitë e jashtëzakonshme nga ‘Pentagoni’, shkencëtarët japin superlajmin

Lufta me koronavirusin / Risitë e jashtëzakonshme nga

Shkencëtarët e Pentagonit kanë krijuar një mikroçip i cili vendoset në lëkurë dhe mund të zbulojë nëse jeni i infektuar me Covid-19 përpara se të shfaqen simptomat.

Mediat e huaja shkruajnë se studiuesit kanë zbuluar një filtër i cili mund të largojë virusin nga gjaku, duke u lidhur me një aparat që përdoret për kryerjen e dializës.

Ky zbulim erdhi nga ekipi i Agjensisë së Projekteve të Kërkimit të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA),i cili për vite me radhë ka punuar për përfundimin e pandemive në botë.

Të gjitha çështjet i vlerësojnë dhe vijnë me zgjedhje të zgjuara, të cilat cilësohen nganjëherë si një “trillim” shkencor sesa si një ide për njerëz të fushës.

Më shumë shkencëtarët folën për emisionin “ 60 minutes”,ku u shprehën të ndrojtur për reagimin që do të sjellë kjo ide ,për faktin se në përbërje të saj  ndodhet mikroçipi. Ata u shprehën se :

“Pentagoni nuk po kërkon të gjurmojë lëvizjet tuaja”.