BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Bota

Lufta në Ukrainë/ Biden bën deklaratën e fortë: Agresioni rus ka shkaktuar pasoja që ndikojnë në sigurinë ushqimore

Lufta në Ukrainë/ Biden bën deklaratën e fortë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shkon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme, ku ai do të përpiqet të konsolidojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, shumë vende të pjesës jugore të globit kërkojnë të tërheqin vëmendjen drejt sfidave të zhvillimit dhe krizave të tjera ndërkombëtare.

Pas vizitës së tij historike në Vietnam dhe takimit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës në Indi, Presidenti Joe Biden do të angazhohet përsëri me udhëheqësit botërorë, kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai pritet të kërkojë mbështetje për Ukrainën, siç bëri vitin e kaluar.

“Kjo luftë synon të shuajë të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet, dhe të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si popull”, tha Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky planifikon të marrë pjesë në takimin e këtij viti në kërkim të mbështetjes për vendin e tij.

Ai do të takohet me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Megjithëse Ukraina është shqetësimi kryesor, Presidenti Biden do të merret edhe me shqetësimet e hemisferës jugore, duke përfshirë krizën e klimës, varfërinë dhe gjendjen e refugjatëve.

“Këto janë çështje të lidhura sepse agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar pasoja që ndikojnë në sigurinë ushqimore, energjetike dhe dëme të tjera për vendet në mbarë botën. Përfundimi i kësaj lufte në mënyrë të drejtë, mbi parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, do t’i shërbente jo vetëm popullit ukrainas, por popujve kudo”, thotë Jake Sullivan, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Zoti Biden planifikon gjithashtu të takohet me udhëheqësit e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit. Udhëheqësi kinez Xi Jingping u takua me krerët e Azisë Qendrore në fillim të këtij viti.

“Ne nuk e shohim këtë si konkurrencë me Kinën për ndikim në këto vende. Ne e shohim atë si forcimin e një marrëdhënieje që tashmë e kemi”, thotë Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Presidenti Biden do të zhvillojë takime dypalëshe me disa udhëheqës botërorë, përfshirë me presidentin e ardhshëm të G20-ës, Presidentin brazilian Lula da Silva.

Ai do të takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

SHBA-ja ka kritikuar politikat e vijës së ashpër të qeverisë së zotit Netanyahu, përfshirë planin për reformat në gjyqësor, për të cilin kritikët thonë se është rrezik për demokracinë e Izraelit.

SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden
Në OKB, presidenti Biden do të bëjë thirrje për mbështetje për Ukrainën
Members of the UAW (United Auto Workers) picket and hold signs outside of the UAW Local 900 headquarters across the street from the Ford Assembly Plant in Wayne, Michigan on September 15, 2023.
Greva në SHBA, sindikata thotë se është në pritje të rifillimit të negociatave me prodhuesit e makinave

Ligjvënësit amerikanë kujtojnë iranianen Mahsa Amini një vit pas vdekjes
Hunter Biden
A ka bërë shkelje Presidenti Biden për bizneset e djalit të tij? Amerikanët të ndarë në qëndrimet e tyre

Prokurori i posaçëm ngre padi ndaj djalit të presidentit Biden për armëmbajtje.