BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Lufta në Ukrainë/ Blinken ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus, ja çfarë pritet

Lufta në Ukrainë/ Blinken ngre alarmin dhe bën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve të mërkurën se mbështetja diplomatike dhe materiale e Kinës për Rusinë bie ndesh me interesin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dëshmia e Sekretarit Blinken në Kongres vjen përpara një telefonate të mundshme midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Rusia bombardoi ndërtesat e banimit në Ukrainë pas vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ai mbështet një propozim paqeje të ndërmjetësuar nga Kina, por Ukraina thotë se bisedimet diplomatike mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia tërheq forcat e saj nga territori ukrainas.

Në Uashington, ligjvënësit amerikanë dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thonë se janë skeptikë për motivet e Kinës.

“Unë mendoj se mbështetja e tyre diplomatike, politike dhe, në një farë mase, mbështetja materiale për Rusinë sigurisht që bie ndesh me interesin tonë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha zoti Blinken.

Por zyrtarët kinezë këmbëngulin në angazhimin e Pekinit për të nxitur bisedimet e paqes në Ukrainë.

“Kina nuk ka motive egoiste për çështjen e Ukrainës, nuk ka qëndruar duarkryq, nuk ka nxitur konfliktin dhe nuk ka shfrytëzuar mundësinë për të përfituar. Ajo që ka bërë Kina është nxitja e bisedimeve të paqes”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur interes për të biseduar me zotin Xi, me shpresën se udhëheqësi kinez do ta kuptojë më qartë perspektivën ukrainase.

Por analistët paralajmërojnë për mosmarrëveshjet kryesore mbi konfliktin.

“Vështirësia qëndron në atë se ndërsa kinezët thonë se janë neutralë, të gjitha propozimet e tyre për një marrëveshje paqeje janë në fakt shumë pro-ruse. Me fjalë të tjera, ata po flasin për një lloj armëpushimi, situatë në të cilën Putini arrin të mbajë territoret që ai tashmë i ka pushtuar, dhe kjo thjesht është një mospërfillje e kërkesave të zotit Zelensky dhe ukrainasve”, thotë Dennis Wilder, profesor i studimeve aziatike në Universitetin Georgetown.

Sekretari i Shtetit Blinken përsëriti të mërkurën paralajmërimin e tij drejtuar Kinës që të mos i japë Rusisë armë vdekjeprurëse, duke përmendur pasoja të rënda ekonomike për Pekinin./ VOA

Më të lexuarat