BREAKING NEWS

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit
x
BREAKING NEWS

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x

Bota

Lufta në Ukrainë/ Ja për sa sekonda armët bërthamore ruse mund ta godasin Tiranën dhe Prishtinën

Lufta në Ukrainë/ Ja për sa sekonda armët bërthamore

Nuk ka dyshime se frika më e madhe me të cilën kontinenti evropian përballet muajt e fundit, është ajo e shpërthimit të një lufte të tretë botërore, pas agresionit rus në Ukrainë.

Fakti se Moska ka vendosur në gjendje gatishmërie armët bërthamore pas mësymjes në territorin ukrainas, ka bërë njerëz të shumtë të mendojnë për pasojat që mund të ketë situata nëse ajo agravohet.

Nuk ka dyshime se shpërthimi i një lufte të radhës bërthamore, do të kishte efekt shkatërrues për të gjithë Evropën.

Më kuriozët ndërkaq, kanë filluar të bëjnë llogaritë me çfarë mund të ndodhë dhe skenarët, janë të frikshëm, edhe për Ballkanin.

Armët bërthamore ruse ruhen në një rajon të Siberisë, rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Por, nëse lufta e vërtetë shpërthen, atëherë ato me gjasë do të lëshoheshin nga rajoni i Kaliningradit, zonë e cila është edhe më e afërta me shtetet evropiane.

Fizikanë të shumtë, kanë bërë përllogaritje të ndryshme, bazuar në shpejtësinë e raketave bërthamore dhe trajektoret e tyre balistike, për të parë se sa do t’i duhej Rusisë në kuptimin kohor, për të goditur çdo kryeqytet evropian.

Është e kuptueshme se gjithçka mbetet në skenarin e hipotezës dhe duhet marrë me rezerva.

Në Tiranë, për të ardhur një raketë bërthamore nga Kaliningradi, do të duheshin 213 sekonda. Ndryshe, 3.55 minuta.

Edhe më pak do të duhej që raketat të godisnin Prishtinën: 195 sekonda, ose ndryshe 3.25 minuta.

Kryeqyteti i parë që do të mund të goditej, do të ishte Varshava, në vetëm 40 sekonda. Vendet baltike do të ishin po ashtu ndër më të rrezikuarat, ku Vilniusi në Lituani do të goditej në 44 sekonda, Riga në Letoni në 48 sekonda dhe Talini i Estonisë në 84 sekonda.

Vendet më të zhvilluara, po ashtu do të mund të goditeshin brenda minutash.

Fjala bie, në Berlin, raketa do ta kishte rrugëtimin prej 106 sekondash, në Paris në 219 sekonda, teksa në Romë, në 219 sekonda.

Londra ndërkaq, do të arrihej brenda 202 sekondash nga një raketë bërthamore ruse.

Disi “më me fat” do të ishin Madridi, i cili gjendet 367 sekonda larg apo Reykjaviku në Islandë, i cili ndodhet 367 sekonda larg në rrezen e raketave.

Teksa, kryeqyteti evropian më larg sulmit të mundshëm, është Lisbona e Portugalisë. 405 sekonda për të qenë më të saktë, ose ndryshe, 6.75 minuta.

Gjithsesi, deri tani të paktën, nuk ka shenja se lufta bërthamore do të jetë e pranishme në kontinent. Për sa kohë situata do të jetë e tillë megjithatë, nuk dihet.(Albaniapost)