BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x

Bota

Lufta në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë dhe paralajmëron Putinit: Uashingtoni nuk do të njohë aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas

Lufta në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë dhe

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin rajonet e aneksuara nga Rusia në Ukrainë, duke iu referuar asaj që Shtëpia e Bardhë e quajti referendum i paligjshëm dhe i manipuluar nga Moska, e që do të sfidohej ndërkombëtarisht.

“Bazuar në informacionin tonë, çdo aspekt i këtij procesi ishte inskenuar dhe orkestruar nga Kremlini“, u tha gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi se “Uashingtoni do të angazhohej për të siguruar kundërshtim ndaj njohjes së territoreve të aneksuara, përfshirë në OKB“.

“Pavarësisht nga pretendimet e Rusisë, ky mbetet territor ukrainas”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha dje se bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihen kurrë. Reagimi amerikan u bë pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro.

Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe

“E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”, tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin

Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia… Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

“Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje, ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti./ VOA