BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky paralajmëron Rusinë: Braktisim bisedimet nëse Putin...

Lufta në Ukrainë/ Zelensky paralajmëron Rusinë: Braktisim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Moskën, duke thënë se nëse mban referendume në zonat e pushtuara të vendit të tij për bashkimin me Rusinë, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.

Zelensky tha në adresimin e tij të vonë të natës së 7 gushtit se Ukraina po qëndron fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat qartë do t’i duhen palës ruse në një moment”, tha ai.

Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska tani kontrollojnë sipërfaqe të mëdha territori në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në të dyja zonat kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve për bashkimin me Rusinë.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por u arrit pak përparim dhe secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontakteve.