Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lufta teknologjike; Media kineze dënon pretendimet ‘e fabrikuara’ të SHBA

Postuar: 18/05/2019 - 15:39

Gazeta shtetërore e partisë komuniste të Kinës shkruante sot se SHBA ka "fabrikuar" akuzat se Kina detyron kompanitë t’i dorëzojnë asaj teknologjinë e tyre në këmbim të aksesit në tregjet globale, në një tjetër degëzim të luftës tregtare mes dy superfuqive ekonomike.
 
Kina njoftoi kësaj jave se do të hakmerret ndaj lëvizjes së Uashingtonit për rritjen e tarifave tregtare për $200 miliardë mallra kineze mes ankesave se Pekini nuk po kontribuon në zgjidhjen e shqetësimeve për vjedhjen e pronës intelektuale.
 
Në editorial thuhej se Kina nuk kishte detyruar asnjë kompani amerikane të jepte sekretet e teknologjisë së saj dhe se ky ishte një argument i vjetër që po përdorej nga disa njerëz në SHBA për të ndalur zhvillimin e Kinës.
 
"Argumenti i SHBA për transferimin e detyruar të teknologjisë mund të thuhet se është i fabrikuar nga hiçi”, thuhej në artikull, duke shtuar se SHBA nuk ka dhënë prova për ta mëbshtetur.
 
Në të shtohet se SHBA ka përfituar nga bashkëpunimi i vullnetshëm teknologjik dhe ka përfituar $7.96 miliardë nga të drejtat e pronës intelektuale.
 
Agjencia shtetërore kineze Xinhua akuzonte SHBA se kërkon hegjemoni globale deh tha se Uashingtoni do të vuajë shumë më tepër nga lufta tregtare sesa Kina.
 
"Në fakt, krahasuar me Kinën, SHBA është e varur shumë më tepër nga tregjet e jashtme dhe lidhjet ekonomike, prandaj është më e ekspozuar ndaj luhatjeve globale ekonomike. Prandaj nëse ato nxisin konflikte tregtare, do të vuajnë më shumë nga pasojat”, tha Xinhua.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri, ka njoftuar Sekretari për Siguri i Rusisë, Nikolai Patrushev.
 

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen

Postuar: 25/06/2019 - 15:43

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar përballjen e botës me një “aparteid” të shkak

Postuar: 25/06/2019 - 15:33

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në këtë dhomë pas një

Postuar: 25/06/2019 - 15:30

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të martën se sanksionet e reja të SHBA kundër zyrtarëve t