BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Bota

Lufta/ Ukraina publikon planin për rindërtimin e vendit, kryeministri i bindur: Agresori duhet të paguajë për shkatërrimin që ka krijuar

Lufta/ Ukraina publikon planin për rindërtimin e vendit, kryeministri

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka njoftuar ditën e sotme se pushtimi rus i vendit të tij ka shkatërruar më shumë se 25,000 km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte.

Shmyhal tha gjithashtu se më shumë se 100 institucione arsimore, mbi 500 objekte mjekësore dhe 200 fabrika janë gjithashtu të rrënuara ose të dëmtuara.

“Rreth 35% e ekonomisë aktualisht nuk funksionon. Më shumë se 300,000 km katrorë tokë ishte minuar ose kontaminuar me bomba”, tha ai.

Kryeministri Shmyhal, vlerësoi se 30-50% e PBB-së së vendit ka humbur, ndërsa në lidhje me deficiti mujor buxhetor, ai është 5 miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme të bëra publike edhe më parë, dëmi i drejtpërdrejtë i agresionit rus në Ukrainë në infrastrukturën dhe ekonominë është rreth 600 miliardë dollarë.

Shmyhal tha se qeveria ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtim të menjëhershëm, aty ku ishte e mundur.

“Faza tjetër do të jetë rivendosja e infrastrukturës kryesore, si furnizimet me energji dhe ujë, dhe rindërtimi i urave dhe rrugëve. Ndërsa faza e tretë do të jetë rindërtimi i madh i vendit tonë. Ne nuk duam vetëm të restaurojmë tullat dhe betonin. Ne duam të ndërtojmë një shtet të ri”, ka deklaruar ai

Kryeministri tha se kjo do të kërkojë fonde ukrainase, ndihmë ndërkombëtare dhe para ruse të cilat duhet të paguhen në formë dëmshpërblimi.

“Ne jemi të bindur se agresori duhet të paguajë për shkatërrimin që ka krijuar. Duhet të jetë e qartë, në kurriz të aseteve të ngrira ruse – të konfiskuara dhe transferuara në Ukrainë për rivendosjen e përbashkët të shtetit tonë”, tha ai.