BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x
BREAKING NEWS

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/
x
BREAKING NEWS

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si
x
BREAKING NEWS

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më
x
BREAKING NEWS

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën
x
BREAKING NEWS

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me
x
BREAKING NEWS

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga
x

Bota

Lufta “zbarkon” në Moskë, ja kush janë besnikët që po tradhtojnë Vladimir Putin, Cari shkakton “tërmet” në Rusi, vendos deri në 10 vite burg për ata që refuzojnë të luftojnë

Lufta “zbarkon” në Moskë, ja kush janë besnikët

Refuzimi i mobilizimit ose braktisja e luftës në Ukrainë mund t'u kushtojë shtrenjtë qytetarëve dhe ushtarëve rusë. Presidenti Vladimir Putin, në fakt, ka miratuar ndryshimet në kodin penal të Federatës Ruse, sipas të cilave periudhat e mobilizimit dhe të gjendjes ushtarake njihen si rrethana rënduese në kryerjen e krimeve që lidhen me kodin ushtarak. Me ligjin e ri dënohen shumë më rëndë dezertorët, për të cilët parashikohet edhe paraburgimi për një periudhë nga pesë deri në 15 vjet. Konkretisht, masat e reja në rast të mosekzekutimit të urdhrit të komandantit në kohë lufte dhe refuzimit të një ushtari për të marrë pjesë në luftime, parashikojnë dënim deri në 10 vjet burg. Një periudhë paraburgimi deri në 15 vjet parashikohet edhe për ata që dezertojnë gjatë mobilizimit, gjendjes ushtarake, në kohë lufte ose në kushte konflikti të armatosur ose operacione luftarake.

“Tërmet” në Rusi

Por ndërsa Putini përkul muskujt e tij dhe përshkallëzimi e bën botën të dridhet, thashethemet brenda Kremlinit për Carin gjithnjë e më "të vetëm dhe të izoluar" po shtohen edhe më shumë. Sipas gazetës La Repubblica, disa nga njerëzit më të afërt të Putinit nuk janë pajtuar meme referendumin për të aneksuar territoret e pushtuara në Donbas në një kohë rekord. Dhe në mesin e kundërshtarëve shumë besnikë do të ishte pikërisht "mëkëmbësi i Donbasit" Sergej Kirienko, që është nënkryetari i parë i administratës presidenciale, organi më i rëndësishëm vendimmarrës brenda Federatës Ruse, i ngarkuar për të kujdesur marrëdhëniet me republikat separatiste në Ukrainën Lindore dhe me të gjitha territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. Por ka edhe të tjerë besnikë sot që kundërshtojnë operacionin "special" ushtarak në Ukrainë: kryeministri Mikhail Mishustin me heshtje, ndërsa kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin, duke hequr "Z" nga kryeqyteti, një simbol i mbështetjes për pushtimin.

Putin nuk fal dështimet

Për të treguar se ata që dështojnë dhe e tradhtojnë do të përballen me masa të caktuar, Vladimir Putin e ka treguar së fundmi dhe me gjeneralin më të lartë të logjistikës të Rusisë, Dmitry Bulgakov. Ai është zëvendësuar, pasi sukseset ushtarake ukrainase ekspozuan të metat logjistike në ushtrinë ruse. “Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov u lirua nga posti i tij si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe u zëvendësua nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizhintsev Përgjegjës për furnizimin material dhe teknik të forcave të armatosura”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp, shkruajnë mediat e huaja. Mizintsev, 60 vjeç, është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit në maj të këtij viti. Ndryshimi i nëpunësit publik vjen pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi këtë javë se po mobilizonte qindra mijëra rusë për t’i dhënë shtysë të re ofensivës së tij në Ukrainë.

Rusia shpërthen në protesta

Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet së fundmi, ndërsa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të ri të Rusisë vazhdojnë në të gjithë vendin. Një grup i pavarur për të drejtat e njeriut, OVD-Info, tha se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme. Që kur Presidenti, Vladimir Putin njoftoi planet për të mobilizuar 300,000 burra për të luftuar në Ukrainë, demonstrata të gjera kanë shpërthyer në të gjithë Rusinë dhe pse tubimet e paligjshme janë të ndaluara sipas ligjit rus. Thirrja e Putinit për mobilizim ka hasur në kundërshtimin masiv të qytetarëve të cilët prej disa ditësh kanë organizuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar në demonstratat në fillim të kësaj jave. Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se ishte dëshmitare e një demonstruese e cila bërtiste “ne nuk jemi mish topash” ndërsa ajo u arrestua nga oficerët.