BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Bota

Macron përballet me probleme ligjore, nën hetim për tendera dhe për financim të paligjshëm gjatë fushatës zgjedhore, reagon presidenti: Drejtësia të bëjë punën e saj

Macron përballet me probleme ligjore, nën hetim për tendera dhe

Telashe me drejtësinë për presidentin francez Emanuel Macron. Prokurorët financiarë francezë po hetojnë për lidhjet e shefit të Elizesë me firmën e famshme amerikane të konsulencës Mek Kinsei. Kjo firmë është nën hetim prej disa kohësh, pasi dyshohet se mund të ketë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme përmes aferave korruptive, tendera publikë që i kanë sjellë përfitime marramendëse. Sipas të përditshmes vendase “Le Parisien”, mes dyshimeve që ngrenë prokurorët është se vetë presidenti mund ta ketë favorizuar në shkelje të ligjit këtë kompani në tenderat publikë, por nuk është vetëm ky objekti i hetimit. Macron dyshohet edhe se ka marrë financime të fshehta gjatë fushatave elektorale si për mandatin e tij të parë në 2017-ën ashtu edhe për rizgjedhjen e tij këtë vit. Por rezulton se firma e konsulencës Mek Kinsi ka ofruar shërbime falas për presidentin gjatë kësaj fushate, një tjetër fakt që ngre dyshime të mëdha. Mes hetuesve të çështjes është Serzh Turner, drejtues i hetimeve për financime të dyshimta për ish-presidentin Nikolas Sarkozi por edhe për ish-kryeministrin Fronsua Fijo për punësime fiktive të familjarëve në administratën shtetërore. Në fund ka reaguar dhe Macron. “Nuk kam frikë nga asgjë dhe besoj se zemra e hetimit nuk jam unë. E kam mësuar si ju përmes shtypit se ka shoqata të të zgjedhurve që kanë vendosur t'i drejtohen drejtësisë . Është normale që drejtësia e bën punën e saj. E bën lirisht dhe me të drejtë do të hedhë dritë mbi këtë dosje ”, shtoi kreu i Franca. Hetimi do të drejtohej nga tre gjyqtarë hetues. Midis tyre do të ishte Serge Tournaire , një emër i njohur i cili, në prag të zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Macron në 2017, paditi François Fillon, kandidatin e preferuar të qendrës së djathtë, për punësimin fiktive të gruas së tij Penelope.